SPAK i sekuestroi celularin, Kryemadhi: Kisha biseda me Ramën, bënim thashetheme edhe për Fevziun

18 Prill 2024, 22:16Politika TEMA
SPAK i sekuestroi celularin, Kryemadhi: Kisha biseda me Ramën, bënim

SPAK i ka sekuestruar deputetes Monika Kryemadhi një celular në shtëpinë e nënës së saj në kuadër të hetimeve për pasurinë që po zhvillohen ndaj saj.

Kryemadhi e ka kërkuar në GJKKO kthimin e këtij celulari, por ende nuk e ka marrë.

Kryemadhi tregoi se këtë celular e ka përdorur në periudhën 2013-2015 kur LSI në atë kohë ka qenë në bashkëqeverisjes me PS-në dhe ka komunikime me Kryeministrin Edi Rama.

Blendi Fevziu: Çfarë gjeti SPAK-u në shtëpinë e nënës tuaj?

Monika Kryemadhi: Gjeti telefonat e fëmijëve.

Blendi Fevziu: Është rezidencë e juaja aty?

Monika Kryemadhi: Po e jona është. Ne të gjithë vendosim adresën 164 sepse janë dy shtëpi të bashkuara bashkë dhe kanë një derë. Dy prona të bashkuara bashkë.

Blendi Fevziu: Cila është historia e një telefoni?

Monika Kryemadhi: Është një telefon im i periudhës 2013-2015 që pjesa më e madhe e komunikimeve të mia janë me kryeministrin Edi Rama në atë kohë.

Blendi Fevziu: Është koha kur ju keni qenë pjesë e qeverisjes, partia juaj.

Monika Kryemadhi: Monika nuk ka qenë pjesë e qeverisjes.

Blendi Fevziu: Edhe çfarë kanë gjetur brenda këtij telefoni?

Monika Kryemadhi: Asgjë s’kanë gjetur.

Blendi Fevziu: Me Ramën çfarë shkruanit ju?

Monika Kryemadhi: Çdo gjë kemi shkruajtur, edhe thashetheme për ty kemi bërë.

Blendi Fevziu: Po m’i thuaj dhe tani publikisht…

Monika Kryemadhi: Nuk i mbaj mend me thënë të drejtën, por të mira janë.

7 Komente

  1. L
    Like Goldenboy !

    Po se besoj se SPAK po e mban tel bllokuar se po "flirtoje" ti me Ramën apo se po shanit Fantomasin. As për gjëra intime. Shiko se mos të kanë gjetur listat me ndonjë "gjobë" mujore për drejtorat, doganierët, tatimorët, bisnesmenët etj...(këto trego ti)!

    1. F
      Francezi

      E more mjer ne car deputetesh kemi Tallin bythen me popullin dhe e thon pa gjo te keqe Mjer ne Me sa duket dhe voten qe e hedhim kto na e tjetersojn Cfar te bejm ?????

      1. z
        zhigolo

        Fevzi kokë kari i synetuar,pyet për përmbajtjen e celularit,pse si pyete ku i morën,si i fituan paratë për ndërtimin e shtëpive(dy). Gjithashtu edhe ti duhet të sqarosh si i bëre gjithë ato pasuri!?

        1. B
          Big

          Presion per Ramen, hahaha. Me kthe celin, se kemi biseda aty! Pranej osht bo Ramiu helm, por t'i vij onash Spakut, kete here do e hani mire te gjithe!

          1. S
            Shkembi

            Po ndonje ci ke dashuri, pas kraheve te Metes, benit?!

            1. T
              Tosi Shallvare

              U be goca e Fatimes qe s'kishin buke te hanin miljardere dhe flet me kryeministrin e Shqiperise

              1. B
                Beka Tirona

                Kryemadhit sec i duket vetja qe eshte ne Tirone ! bashke me ate kaptin modhin=Te hetohen te dyyy !gjithandej

                Lini një Përgjigje