
Deputetët e Rithemelimit të cilët janë përjashtuar nga seanca plenare një javë më parë, duket se nuk do të heqin dorë dhe do të tentojnë të futen me forcë në Parlament.
Mes deputetëve të përjashtuar, janë edhe Sali Berisha, Flamur Noka, Edmond Spaho, Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Luan Baçi. Këta të fundit po tentojnë të futen në seancë, por janë përballur me Gardën, e cila nuk i lejon, duke krijuar kështu tension mes tyre.
Nga ana tjetër deputetët e përjashtuar, nga seanca e javës së kaluar kanë ankimuar vendimin për përjashtmin nga sekretariati i etikës. Pritet te mblidhet Byroja e Kuvendit për të shqyrtuar kërkesën e tyre, ndërsa kanë tentuar që të futen në seancën parlamentare.
Po keta të (nevojtores ) o më falni të foltores sikur janë PER Ligjin e respektimin e tij apo kjo vlen per të tjeret jo per ata të Saliut.
cdo dite qe kalon zhduket dukshem ne shoqerine Shqiptare e cila tashme e ka braktisur Hijen e Zeze te Fatkeqsise jetes se sshqiptareve me kto 32-vjet , kryesuar nga Shpellari Injorant i mbeshtetur nga pas nga Bota AntiShqiptare ,i cili tentoj i karikuar gjithmone pas nga Qaerqe AntiShqiptare ,pasi shkaterroj gjithcka ne Shqiperi dhe ngeci ke Historia ,pta tentoj te ndeertonte ne Shqiperi nen Masken e Demokracise ( skandaloze vertete ) Perandorine e Injorances ! Dhe kte Hije te injorances e shikojme sot kudo ,ne te gjitha institucionet ,duke filluar nga Dreqesia e Spak e deri ne cdo Medie e TV ,qe ala sot zvarriten syve te Shqiptareve !