Pak ditë më parë, kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.Lajmi është konfirmuar nga avokati i tij Plarent Ndreca, në një intervistë për “Shqipëria Live”.
Ndreca tha se bëhet fjalë për një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e disa nishaneve, ndërsa tha se Veliaj gëzon shëndet të plotë fizik dhe psikologjik.
“Erion Veliaj është në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe psikologjike. Nga kjo pikëpamje edhe nga koha që i krijon situata në të cilën ai ndodhet e ka më të mundur, ka më hapësirë për të bërë veprimtari fizike.
Ndërhyrja bëhej fjalë për disa nishane malinje të cilat janë hequr dhe po kryhen analizat. Nuk ka asnjë shqetësim në këtë aspekt. Gjendja e tij është shumë mirë,”- tha Plarent Ndreca.
Sinqerisht , sherim te shpejte Lalit.....por , lajm i vonuar , eshte dhene disa dite me pare ne media te tjera me etiketimin "nderhyrje estetike".........gjithsesi shpresoj qe gjykata ta marre parasysh semundjen , dhe te beje nje shtyrje me ca muaj te gjyqit. .......Kur vjen puna te shendeti , edhe hasmit i urohet "Sherim te shpejte" !!!!!!
Jane vene ne sulme dhe levizhe gjithe ata qe kan perfituar padrejtesishte nga bashkia Tirane, leje ndertimi, koncensione, punesime, etc. si Mero, Boleino, Yzeirat, etc. Mjer populli qe vuan se keta hajdutet e Tiranes do e shpetojne dhe Veliajn me procedure sic shpetuan dhe Bashen.
Keta kan qene shume te zene me pune jasht kur futen brenda heqin puçrat, mbjellin floket, tridhen...