Tri ditë para zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ai deklaron për KosovaPress se ndërkombëtarëve iu duhet një partner në Kosovë, për të punuar për Planin e Rritjes së BE-së, normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe për zhvillimin e Kosovës. Diplomati francez mirëpret largimin e 50 për qind të masave ndëshkuese ndaj Kosovës, derisa është më i rezervuar në pyetjet se a do të hiqen të njëjtat në tërësi në fillim të vitit të ardhshëm.
“Mesazhi është se na duhet një partner. Ne së bashku jemi mbështetësit tuaj të huaj, miqtë tuaj të huaj. Na duhet një qeveri, një qeveri e plotë, me të cilën do të mund të punonim për Planin e Rritjes, natyrisht, por edhe për shumë çështje të tjera, qoftë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, por edhe për zhvillimin e Kosovës, legjislacionin e Kosovës”, thekson ai.
Kosova nuk arriti të formojë institucionet e reja pas zgjedhjeve të kaluara të 9 shkurtit.
Duke folur për krizën politike dhe mosformimin e institucioneve, diplomati francez thotë se një vit pa një qeveri me mandat të plotë ka qenë i vështirë për Kosovën.
“Ky vit pa një qeveri të plotë ka qenë pak i vështirë, duhet ta them. Jo se nuk kemi qenë në gjendje të punonim, siç thashë, në projektin e impiantit të trajtimit të ujërave të zeza. Ne kemi mundur të punojmë në nivel teknik. Kishte edhe iniciativa të tjera që mund t’i bënim në nivel teknik, por Kosova është një demokraci. Si demokraci, është nevoja për një qeveri të përgjegjshme para parlamentit”, thekson ai.
Bashkimi Evropian ditë më parë vendosi të heqë 50 për qind të masave, derisa u zotua për heqjen e të gjitha masave ndëshkuese ndaj Kosovës deri në fund të muajit janar 2026.
Ky zhvillim, sipas ambasadorit Guérot, është lajm i mirë për Kosovën, pasi do të ecin përpara shumë projekte të rëndësishme për vendin, të cilat ishin bllokuar vitet e fundit.
“Kemi një projekt shumë të rëndësishëm, që është ngadalësuar nga masat, për ndërtimin e një impianti të trajtimit të ujërave të zeza, i cili do të mbulonte Prishtinën, Obiliqin, Fushë Kosovën dhe Graçanicën. Ky është një projekt i përbashkët me Gjermaninë, në fakt. Pra, po pres me padurim që të përshpejtojmë këtë projekt, për të cilin nuk jemi ndalur së punuari kurrë në nivelin teknik. Është vetëm një nga projektet që kemi. Kemi projekte të zhvillimit me Agjencinë Franceze të Zhvillimit, sidomos për të ndihmuar Kosovën me Lojërat Mesdhetare 2030 dhe gjithashtu për ta ndihmuar atë në tranzicionin drejt një energjie më të pastër. Në Prishtinë këtu po shohim mjegullën, që është bërë si shkak i një energjie të papastër dhe agjencia po punon”, shton ai.
Sa i përket zotimit se deri në janar të vitit 2026 do të hiqen masat, ambasadori francez thotë për KosovaPress se vendimi politik tashmë është marrë nga Këshilli Evropian dhe se tani i takon Komisionit Evropian ta zbatojë.
“Detajet nuk i di. Nuk mund t’jua tregoj. Vendimi politik është marrë nga Këshilli i Ministrave dhe nga Këshilli Evropian dhe tani Komisioni do ta zbatojë atë. Prandaj nuk mund të hyj në detaje”, thotë ai.
Masat ndaj Kosovës ishin vendosur në vitin 2023, si përgjigje ndaj përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri të Kosovës, kur kryetarët shqiptarë, të dalë nga zgjedhjet që u bojkotuan nga serbët lokalë, nisën detyrën e tyre në komunat në veri. (Kosovapress )
Me kosovaret mereni ju , fjale kane po te gjithe vdesin per Titon
Po nuk iku deliranti Alibini ,populli kososvar do te vuaje
Po nuk e shfrytezuan edhe kete rast zgjedhjesh, ta qerojne qelbesiren Albin, ju prifte e mbara nen sanksione dhe kercenime te tjera. Vet e kane ne dore e le te vendosin si te duan
Sipas mendimit tim,dhe faktikisht ashtu ka qenë se në Kosovë gjithmonë ka udhëhequr klasa e pasur. Kjo klasë jo vetëm që ka pasur pushtetin ekonomik, por edhe atë politik e kulturor. Në një shoqëri ku pasuria shpesh shndërrohet në ndikim, ata që kanë më shumë mjete janë edhe ata që e shkruajnë historinë, e formësojnë narrativën dhe e përcaktojnë drejtimin e zhvillimit. Kjo ka bërë që zëri i shumicës, sidomos i klasës punëtore dhe i njerëzve të zakonshëm, të mbetet në hije, ndërsa historia të pasqyrojë interesat e atyre që kanë pasur mundësinë ta kontrollojnë. Pyetja ime është e thjeshtë: kush përbën klasën e pasur brenda VV‑së dhe si arrijnë ata të përfitojnë duke mbajtur pranë vetes njerëz të zellshëm që shpesh nuk e kuptojnë pse janë aty? Në realitetin tonë politik, çdo parti që vjen në pushtet krijon rreth vetes një shtresë njerëzish me qasje në resurse, pozita dhe ndikim. Kjo shtresë, që mund ta quajmë “klasa e pasur politike”, nuk është domosdoshmërisht e pasur vetëm financiarisht, por edhe në privilegje, lidhje dhe mundësi. Ata e ruajnë pozicionin e tyre duke shpërndarë favore, vende pune, kontrata apo thjesht duke ushqyer besnikëri emocionale te njerëzit që i mbajnë afër. Kështu krijohet një rreth i mbyllur ku disa përfitojnë, ndërsa të tjerët mbeten vetëm mbështetës të bindur, pa e kuptuar plotësisht lojën e pushtetit. Pyetja ime është kjo: kur do të vijë koha e demokracisë së vërtetë te ne, jo vetëm në letra, por në jetën e përditshme? Kur do të kemi institucione që funksionojnë pa ndërhyrje, drejtësi që nuk matet me pasuri, media që nuk kontrollohet nga interesat, dhe qytetarë që nuk shiten për një vend pune apo një favor të vogël? Kur do të vijë dita kur vota të mos jetë monedhë tregu, por akt përgjegjësie?
Cpune ka ambasadori me qeverine? kerkoka dhe qeveri sipas oreksit? lol mbylljani ambasaden keti debilit pse i lejoni te tallin trapin?
Per ate qe kerkon : nje qeveri stabile: eshte dakord populli yne,por per demagogjine e shtetit francez dhe italian qe luajne Poker me te dy kokat ,duhet mire te ndiqen keshillat e ketyre.Keta francezet nuk e kuptuan nuk e vleresuan se ishte vucici ushtria e tij,ajo qe hynte te Republiken e Kosoves dhe kidnaponte ,digjte,hynte me banda terroristesh per te destabilizuarKosoven?.Sipas logjikes dhe fakteve,francezet agresorin e dekoronin e trimeronin ndersa viktimen e sanksiononin,kesaj i thone DREJTESI.?Sot duhet pa asnje kusht te gjitha ato masa te demshme per shqiptaret popullin e Kosoves te hiqen.Aty nevoitet pune sinqerte qe jeta te vazhdoj ashtu sic e kane deshiruar te gjithe luftetaret e UVK-ese te lavdishme...
Ti mer Flamur qe i jep mendje Frances , mer korrak i pabese , cdo me thene 'kidnapuar' o bithe cpuar??????
Me sa e di une dhe e kam pare tash e sa vite ska asnje ish ushtar i uçk-s qe e ka menduar kete dite,ku qeveria jone eshte kunder uck-s, ku deputet te qenefit dakordesohen me radojqiqin pikrisht kunder uçk-s dhe ka llafazana qe na shesin mend ketu se kjo qeveri po punojka ashtu siq e do uçk-ja!! E tmerrshme kjo qe thuhet dhe edhe me e tmerrshme eshte fakti se keta serbofil duan te konkurojne me europen e ameriken duke perdorur magar e gomar nderkohe qe Franca ka shkuar edhe ne hane, e disa magar me brina ketu duan ti tregojne Frances e Amerikes se si duhet te udheheqin ata veten e jo ti urojne kosoves me te miren, e po lum na qe i kemiketa magar e i lavrojme tokat me ta si ne mesjete, vetem uroj qe tmos ju rriten brinat shume se e thyejne plugun.