Dy priftërinj ortodoksë shqiptarë akuzohen në Kosovë për meshë në “kishën serbe”

29 Maj 2024, 20:20Rajoni TEMA
Dy priftërinj ortodoksë shqiptarë akuzohen në Kosovë

Dy priftërinj ortodoksë shqiptarë pretenduan juridiksion mbi një kishë të pashfrytëzuar në verilindje të Kosovës, duke zemëruar Kishën Ortodokse Serbe.

Nga Përparim Isufi

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi të martën një padi kundër dy priftërinjve ortodoksë shqiptarë – Niko Bllazhde, i njohur më mirë si Nikolla Xhufka, dhe Lejdi Zagalli – me akuza për nxitje të urrejtjes kombëtare, fetare dhe etnike që rrjedh nga një hyrje pa leje në një kishë ortodokse serbe të pashfrytëzuar në nëntor të vitit të kaluar.

Bllazhde dhe Zagalli dyshohet se kanë mbajtur një liturgji në kishën në verilindje të Kosovës dhe kanë paralajmëruar Kishën Ortodokse Serbe se rrezikon “zjarret e ferrit” nëse përpiqet të ndërhyjë.

Pas ngjarjes, Bllazhde ka bërë të ditur në Facebook se “kisha 500-vjeçare tashmë mban emrin ‘Fan Noli' dhe është nën juridiksionin e Kishës Kombëtare Ortodokse Shqiptare ‘Shën Kozmai' të Elbasanit”. Bllazhde ka lindur në Elbasan, në Shqipërinë e mesme.

Dioqeza Rashkë-Prizren e Kishës Ortodokse Serbe denoncoi veprimet e tyre, duke thënë se mësymja ishte një “akt kriminal” dhe “një tjetër në serinë që synon uzurpimin e trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë”.

“Dioqeza Rashkë-Prizren ka vite që e ka theksuar procesin e përvetësimit kulturor të trashëgimisë sonë”, thuhet në të. “Ky incident i fundit konfirmon pretendimet tona, këtë herë në një mënyrë të pamohueshme dhe jashtëzakonisht shqetësuese.”

Në një deklaratë për Kosova Online, tre ditë pas liturgjisë, Kisha Ortodokse Shqiptare u distancua nga Bllazhda, duke e quajtur atë “mashtrues dhe një person që nuk është prift”.

Sipas prokurorëve, të dy personat i kanë mohuar akuzat.

9 Komente

  1. O
    Orhan Pamuk: birazere tourkalvani,mos luani shqipt

    Allah uakbar.....

    Përgjigjjuni
    1. A
      Alban

      Orhan te qifte Orhani grune e gocen e none ne bythe

      Përgjigjjuni
    2. S
      Shqiptari i Ilirisë

      Sigurisht që kisha ortodokse shqiptare është distancuar,se ajo është uzurpuar dhe greqizuar nga koloneli i asfalisë greke Anastas Janullatos. I cili vazhdon pa u shqetësuar procesin e çkombëtarizimit të jugut të Shqipërisë,me mbështetjen e Greqisë dhe Sërbisë.

      Përgjigjjuni
      1. s
        shen kozma

        Mashtrusa ,,,,, kisha orthodhokse sllavoserbe dhe kisha grekorthodhokse ,,jan motra ne krishtin ,,,,,,,nuk ka kishe orthodhokse shqiptare ,,,,,thirrini mendjes ,,,,po ka kishe grekorthodhokse e komunitetit orthodhoks ne shqiperi ,,,,rrofte arqipeshkopi orthodhokseve Anastas Janullatos ,,,,,kristos anesti ,,,

        Përgjigjjuni
        1. f
          foshnja

          Keta nuk jane prifterinj dhe kete e vertetojne kisha shqiptare dhe ajo serbe. Pse titulli i quan prifterinj. Te jete gazetari injorant apo i lige?

          Përgjigjjuni
          1. Q
            Qytetar

            Keshtu jane sjelle serbet me te krishteret shqiptare ne kohen e Stefan Dushanit: “Me jep celesat e kishes se eshte imja. Betoju peshkopit tim se te vrava.” Natyrisht, keta djem ndryshe nga sebet mesjetare nuk po perdorin dhunen, por vetem gjeste simbolike.

            Përgjigjjuni
            1. a
              aleks

              te mjeret kosovare qe ua falen kishat serbeve te ardhur nga majat e rusise dhe tani duken sikur jane te ardhur vete kosovaret dhe jo serbet,

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kaq e thjeshte.....

                Gjuha ben dallimin midis shqiptareve te Kosoves dhe serbeve....se kush eshte i ardhur e kush eshte vendali...per kete nuk ka asnje pike dyshimi....problemi eshte fetare e jo etnik....Kishat ishin katolike ne fillesat e saj....me vone u kthyen ne ortodokse me fuqizimin e Serbise ne kohen e Car Dushanit....uzurpimi i tyre i plote u be me krijimin e Shtetit serb mbas 1878...me ndihmen w Rusise...atehere jane te dokumentuara edhe asimilimet masive te shqiptareve ortodoks ne serb....

                Përgjigjjuni
              2. t
                t mazllem

                Ata jane mender priftrinj produkt i atij sharlatani psudo prift,qe ka uzurpuar nje kishe ne Elbasan me origjine maqedonase,qe perdoret nga njerez dhe qarqe te caktuara antishqiptare kunder kishes ortodokse patriotike historike shqiptare.Dhe ne baze te ligjit,kjo kishe e pushtuar,duhej ti kthehesh kishes ortodokse shqiptare,por rajait rama i pelqen te vazhdoje te bej veshin shurdhe,sic ka bere dhe per ti rikthyer pronat asaj.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje