Vjosa Osmani sulmon ashper Albin Kurtin dhe kabinetin e tij: E nxorën Asociacionin nga pakoja” e “po tentohet t’i lihet faji Presidencës

29 Maj 2024, 18:38Rajoni TEMA
Vjosa Osmani sulmon ashper Albin Kurtin dhe kabinetin e tij: E nxorën

"E ka ndryshuar në tërësi qëndrimin që ne e kemi mbajt deri atë ditë, që nuk mund të nxirret çështja e Asociacionit nga marrëveshja e tërësishme".

Kryediplomatja, Donika Gërvalla, me letrën e saj dërguar Këshill të Evropës e ka nxjerrë nga pakoja e Marrëveshjes, themelimin e Asociacionit, sipas presidentes Vjosa Osmani.

Pra, letra, e pa koordinuar dhe konsultuar me Presidencën e ka ndryshuar qëndrimin e përbashkët të Osmani, Kurtit e Konjufcës, se nuk duhet të ketë zbatim të njëanshëm.

“E ka ndryshuar në tërësi qëndrimin që ne e kemi mbajt deri atë ditë, që nuk mund të nxirret çështja e Asociacionit nga marrëveshja e tërësishme, që nuk mund të ketë zbatim të njëanshëm të marrëveshjes vetëm nga Kosova, por duhet të ketë zbatim paralel. Që nuk mund të ndërlidhet procesi i dialogut me procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës”, ka thënë Osmani.

Arsyetimi se moskoordinimi me presidenten ka qenë shkaku se ishte jashtë vendit, sipas Osmanit, është tentativë që të fajësohet Presidenca.

“…e të thuhet që kjo në çfarëdo mënyrë paska pas të bëjë me largësinë për mua është diçka që nuk dua ta besojë që dikush e thotë, sepse nuk ka fare të bëjë me realitetin dhe tregon që në njëfarë mënyrë po tentohet që ky moskoordinim për një çështje kaq kapitale të lihet si faj te presidenca”, ka shtuar Osmani në një intervistë për EO.

Osmani e ka ngritur dilemën se si dikush në Gjermani e kuptoi për letrën që po i dërgohej KiE-s e asaj nuk i ishte dërguar.

“Në qoftë se tema paska qenë te mosprezenca fizike në Kosovë, atëherë si është e mundur që një njeri nga shoqëria civile në Gjermani që po ashtu nuk ishte prezent në Kosovë e mori atë letër para presidencës së vendit, para Parlamentit të vendit, para shoqërisë civile në Kosovë, para popullit të Kosovës dhe e botojë atë në Twitter, pra për ta informuar një person që fare nuk është në institucione paska pasur mënyra kurse për ta koordinuar dhe vendosur bashkërisht një temë të tillë nuk paska pasur mënyra që të koordinohet me presidenten. Kjo vërtet është qesharake”, ka thënë Osmani.

6 Komente

  1. S
    Sqepari

    Shpernda parlamentin ose jep doreheqje

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cimi Velania

      Shi kur ta nxjerin Vjosa Osmanin bashkpuntore te Vucic

      Përgjigjjuni
      1. p
        pilo Lala

        Vjosa Osmani ka ndryshuar kursin, ka dale kunder Albin Kurtit. Kjo gje ka filluar te duket mbas takimit te saj ne Amerike ne Tetorin e vitit kaluar. Amerika dhe Europa jane bere bashke per tu siguruar se Albin Kurti nuk do jete me Kryeminister. Lufta do jete e forte, deri ne perplasje fizike, por nje gje eshte e qarte, nqse zgjidhet perseri Albin Kurti, Amerika e leshon Kosoven, te kete te njetin fat qe pesoi Palestina. Emigrantet e Kosoves do te vazhdojne te mbeshtesin Kurtin, sepse ata nuk jetojne ne Kosove, po ashtu edhe Kurti me Gervallen do ja mbathin sapo te filloje lufta.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shkupi

          Piko Lala, Çte shtyen te mendosh se Servia qenka e forte si Izraeli? Jo o injorant, krahasimi juaj eshte banal. Populli i Kosovee gjithmone ishte, eshte dhe do te jet me Ameriken. Posht stalinistat hajdute!

          Përgjigjjuni
        2. V
          Vjosa ka ba gabin ma tmadh t mundshem politik

          Vjosa, nuk te pyesin ty fare ata qelbanike te VV. Faji yu asht se je bashku me ate kategori antishqiptares. Sa ma shpejt te shkeputesh orej tyre aq ma mire per Kosoven, edhe pse asht boll von, Kosoven me deshiren e vet asaj po e merr perseri Serbia.

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fatosi-kosove

            A kush qe i merr vesh keta pispushtetaret e kosoves te cilet tash nuk i besojne as njani tjetrit as vetevetes, ku ne fakt e verteta trishtuese eshte se mender presednike osmanka eshte 100% ne sherbim te serbise siq edhe mbi 90% e qeverise e Ku edhe vet kurrci po e deshmon se eshte ne sherbim te serbise dhe padyshim se po punojne per krijimin e serbosllavise bashk me vuqiqin e dodikun kriminel te bosnies.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje