Tërmeti ‘shkund’ Greqinë, lëkundjet ndihen deri në Turqi! 69 persona hidhen nga lartësia, një 14-vjeçare ndërron jetë nga paniku

3 Qershor 2025, 09:27Rajoni TEMA
Tërmeti ‘shkund’ Greqinë, lëkundjet ndihen deri

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.8 ballë të shkallës Rihter u regjistrua në orën 02:17 pas mesnatës me orën lokale, në zonën detare midis Rodosit dhe Turqisë.

Sipas mediave fqinje lëkundjet ishin shumë të forta. Banorët dhe turistët e ishullit të tmerruar dolën me shpejtësi nga hotelet dhe banesat ku po qëndronin.

Ndërsa Greqia nuk raportoi lëndime në njerëz, në Turqi një vajzë 14-vjeçare ndërroi jetë si pasojë e një sulmi paniku gjatë tërmetit, ndërsa 69 persona mbetën të plagosur, pasi u hodhën nga lartësia për shkak të frikës.

Lëkundjet janë ndjerë kryesisht në Mugla, Izmir, Antalia, Aydın, Denizli dhe Manisa.

“Gjatë tërmetit në Fethiye, vajza jonë 14-vjeçare Afranur Günlü u dërgua në spital për shkak të një ataku paniku, por për fat të keq humbi jetën pavarësisht të gjitha ndërhyrjeve.

Në Muğla dhe rrethet e saj, 14 nga 69 qytetarët tanë që u hodhën nga lartësitë për shkak të panikut u trajtuan në spital.

U uroj shëndet qytetarëve tanë të prekur nga tërmeti. Zoti e ruajt vendin dhe kombin tonë nga fatkeqësitë”, ka deklaruar Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya.

Lini një Përgjigje