Kurti: Perëndimi nuk do na izolojë nëse nuk arrihet një marrëveshje me Beogradin

5 Shkurt 2023, 09:30Rajoni TEMA

Kurti: Perëndimi nuk do na izolojë nëse nuk arrihet një

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se formimi i asociacionit është i mundshëm, por vetëm pasi të arrihet një marrëveshje me Beogradin për njohje reciproke.

Ai shtoi se Kosova nuk do të izolohet nga bota perëndimore nëse nuk arrihet një marrëveshje eventuale.

“Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të drejtë”, tha Kurti në një intervistë për radion dhe televizionin turk TRT, duke komentuar deklaratën e mëparshme të zëvendësndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, se asociacioni duhet të formohet dhe se nuk është Marrëveshja e Kurtit, por marrëveshja e Prishtinës dhe Beogradit.

Kurti tha se vlerëson pjesëmarrjen dhe përkushtimin e Escobar-it, por shtoi se kushtet e tij për asociacionin nuk janë pikëpamje arbitrare dhe opinione personale, por bazohen në kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e Kosovës.

Ai gjithashtu tha, duke komentuar deklaratën e Escobar, se asociacioni do të jetë baza e marrëveshjes së normalizimit, “se Beogradi dëshiron një Republika Srpska tjetër” dhe se “përvoja e hidhur në Bosnje dhe Hercegovinë me Republikën Srpska nuk duhet harruar”.

Kur u pyet nëse Kosova mund të izolohet nga bota perëndimore nëse nuk arrihet një marrëveshje, Kurti tha se kjo nuk do të ndodhë.

“Natyrisht që nuk duhet dhe nuk do të jemi të izoluar. Kërkesën për anëtarësim në Këshillin e Evropës e kemi dorëzuar në maj të vitit të kaluar, ndërsa në dhjetor kemi aplikuar për anëtarësim në BE”, ka thënë Kurti.

 

10 Komente

  1. v
    vezhguesi

    Vertet ai ka deklaruar se : Kosova nuk do të izolohet nga bota perëndimore nëse nuk arrihet një marrëveshje eventuale,por ka shtruar se "bota perendimore do te izolohet nga Na ,nese insiston ne kete marveshje eventuale ,ka theksuar fondamentalisti Kurti.

    1. M
      Martin

      Me mire te vinte ne Kosove e Beograd Mike Tyson se Gabriel Escobar... Albin Kurti kesaj radhe ka te drejte. Gjithsesi duhet te konsultohet edhe me Edi Ramen.

      1. L
        Lindita

        Drafti Franko-Gjerman eshte i njeanshem, kerkon qe Kosova te beje harakiri per hir te problemeve te medha qe BE dhe SHBA kane me Ariun Polar Putin Hitlerin. Albin Kurti ka bere shume gabime diplomatike, por kesaj radhe ka te drejte.

        1. G
          Genti

          Plani franko-gjerman është stacioni ose pengesa e parafundit që duhet të kalojnë Kosova dhe Serbia. Nëse e kalojnë të dyja njohja reciproke do jetë pragu para se të hyjnë në BE. Nëse Serbia nuk pranon kushtet e planit pasojat dihen tashmë. E nëse Kosova nuk ngre Asociacionin dështon plani franko-gjerman. Do ishte një lëvizje fatale pasi ky është momenti më i përshtatshëm falë konjukturës ndërkombëtare. Rusia është lënë në hije nga konflikti në Ukrainë. Evropa dhe SHBA duan një Serbi në Evropë dhe jashtë influencës Ruse. Nëse ky moment lihet të ikë për budallëk apo mungesë largpamësie Kosova do humbasë rastin më fatlum. Pas Rambujesë ky është rasti i dytë ku politika duhet të zgjedhë anën e duhur. A mos na doli keq kur dëgjuam SHBA-në dhe aleatët në Rambuje. Përkundrazi ju hap rruga bombardomeve në Beograd dhe çlirimit të Kosovës. Nëse edhe tani dëgjojmë aleatët dhe ngrejmë Asociacionin, Kosova fiton karshi Serbisë në planin ndërkombëtar. I bëj thirrje Kurtit që të mos bëhet shkak i ftohjes me aleatët dhe dobësimit të mëtejshëm të pozitës ndërkombëtare të Kosovës. Me Adociacionin fiton Kosova pasi detyrohet Serbia të pranojë planin franko-gjerman që çon detyrimisht te njohjs reciproke. Është thjesh çështje kohe. Ky është momenti që nuk duhet humbur asesi.

          1. e
            emigranti

            Eshte thjesht nje presion i Perendimit sa per ti bere qefin Serbise per momentin, pasi vete ata do te ndihen te turperuar me vone per keto presione diplomatike aspak serioze qe po ja bejne nje vendi te vogel. Asosacion do te thote grabitje e Veriut te Kosoves nga Serbia, prandaj ai nuk duhet lejuar ne asnje lloj rrethane, perfshi edhe njohjen nga Serbia. Asosacion mund te kete vetem per anen kulturore.

            1. q
              qofsha i gabuar pooooooor ----

              kjo qe Politika Nderkombetareve dhe BE-ja krijuan nga hici ,kaq arificialisgte ne Kosove duke e ven nen kte Presion ,dukshem te plotesoje kerksat e serbise , eshte nji Mbeshtetjen indirekte qe BE-e dhe Nderkombetaret i benjne Rusise . Dhe sa shtet te tjer duhet te shkaterrohen e sa miljona popuj duhet te vdesin e vuajn nga kto Konflikte qe sajihen nga hici per hic gje , si produkte te Politikave te gabuara sot ne Bote ! A s'ishte per me mire per kte Bote dhe per popujllin e Rusise e Ukraines nqs Presidenti Ukraines do firmoste te qendronte Neutral e jo ta conte vendin drejt shkaterrimit ? Duket sikur Politikave te ksaj Bite s'i mjafton Ukraina dhe po punon per te hapur vatra te reja Konflikti si ky ne Kosove . E pabesushme se ku po shkon kjo Bote !

              1. F
                Flamur Struga

                Po te ndjekim ngjarjet ne menyre kronologjike,gjithmone ceshtja e kerkesave e egzistimit te shtetit te RK,kane pasur anesi,peshorja e ka favorizuar gjithmone armikun tone.Edhe gjate luftes clirimtare qe e filloi dhe e mbaroi UCK-ja e lavdishme me ndihmen e SHBA,Angli Gjermani ,Nato dhe solli lirine e shume pritur ,Kosoves martire ju realizua deshira e kerkuar me shekuj.Por armiku edhe ne kete faze vendimtare kishte francezet,spanjollet ruset,,,armiqet e perbetuar qe nxorren pengesa ,pasojat e atyre sot eshte Asociacioni.Edhe Ahtisari nuk e ka patut te lehte ,edhe ndaj ti eshte ber presion qe na ka demtuar,por tani nuk eshte koha e presioneve,e kushtezimeve ngase nuk ndrydhet deshira vullneti i nje kombi qe deshiron te jete i lire brenda teritorit te vete qe edhe keshtu ,eshte i copetuar.Aleatet tane besnik,nuk duhet te bejne veprime presione ndaj Qeverise te sotme ngase ketu nuk sheh shkelje te te drejtave te minoritetit rusoserb,ata nuk duhet te krijojne nje shtet brenda shtetit,duhet te gjindet ne Bote ndonje rast i ketille dhe ta bindi popullin tone (edhe pse populli yne e njeh dinakerine e armikut shum mire,nuk genjehet me logjet e armikut sic bene europa plake)shtet brena shtetit nuk egziston edhe ketu ne RK ,nuk kaper te egzistuar.Aleatet duhet ta kuptojne shqetesimin real dhe prapavijat e armikut...

                1. A
                  Alegoria.

                  E ke hiperbolizuar ca si shume Z.Flamur. Shtet brenda shtetit e thote vetem Kurti, per te hiperbolizuar rrezikun dhe sabotuar planin franko-gjerman. Ne thelb ky eshte plani serb qe i ishte servirur Kurtit si spiun qe eshte dhe keshtu "klauni" duket mbret ne syrin tend sepse ka veshur rrobat e mbretit. Duke u shprehur ne menyre alegorike, ti i dashur Flamur nga zemra je nje luan i vertet por na truri je gomar.

                  1. F
                    Flamur Struga

                    Tani,edhe kombi shqipetar nuk e han djathin per sapun,e kupton perse Alegoria?Fatkeqesisht me keto metoda djallezore,mentoret e tu ne moske dhe ne beograd,nuk e kane aftesin e duhur,prandaj e tere kjo nuk me ben pershypje ngase sot nuk gjindet djal nene i lindur i rritur nga mamaja shqiptare dhe babi shqiptar qe te kundershtoj ose akuzoj Kryeministrin Albin Kurti.Shkurt ti je nje pjelle sllave asgje me shume ,yt at keshtu si puna jote e ka rrezuar Qeverine e Fan S, Noli,kjo metode ky kurth nuk do ti perseritet popullit shqiptar.Qe plotika rusosllave eshte plote intriga ,,qe dhelpra plake qan vajton ,eshte pare dhe eshte vlerrsuar nga bota perparimtare qe ju dikur edhe sot ,i llogarisni aleat!aleat ngase keni te njejtat bindje pikepamje...Kjo nuk na shqeteson,qeni ,qent le te lehin kombi yne do marshoj perpara,enderrat e okupatrove u varrosen ,fale kesaj Qeverie e cila eshte per interesat e verteta te popullit tone.Pjelle e armikut,e dshiron ,deshironi kot e keni ne jemi ata qe e kemi aftesine per ti kuptuar gjerat ashtu sic jane,prandaj edhe aleatet nuk e len rrugen e tyre per te shkuar lart e me lart emri i Republike s te Kosoves....ne do te triumfojme me te gjitha te drejtat qe na takojne,ju neperrkar sllave shkoni hyni nga keni dal

                    1. F
                      Flamur Struga

                      Tani,edhe kombi shqipetar nuk e han djathin per sapun,e kupton perse Alegoria?Fatkeqesisht me keto metoda djallezore,mentoret e tu ne moske dhe ne beograd,nuk e kane aftesin e duhur,prandaj e tere kjo nuk me ben pershypje ngase sot nuk gjindet djal nene i lindur i rritur nga mamaja shqiptare dhe babi shqiptar qe te kundershtoj ose akuzoj Kryeministrin Albin Kurti.Shkurt ti je nje pjelle sllave asgje me shume ,yt at keshtu si puna jote e ka rrezuar Qeverine e Fan S, Noli,kjo metode ky kurth nuk do ti perseritet popullit shqiptar.Qe plotika rusosllave eshte plote intriga ,,qe dhelpra plake qan vajton ,eshte pare dhe eshte vlerrsuar nga bota perparimtare qe ju dikur edhe sot ,i llogarisni aleat!aleat ngase keni te njejtat bindje pikepamje...Kjo nuk na shqeteson,qeni ,qent le te lehin kombi yne do marshoj perpara,enderrat e okupatrove u varrosen ,fale kesaj Qeverie e cila eshte per interesat e verteta te popullit tone.Pjelle e armikut,e dshiron ,deshironi kot e keni ne jemi ata qe e kemi aftesine per ti kuptuar gjerat ashtu sic jane,prandaj edhe aleatet nuk e len rrugen e tyre per te shkuar lart e me lart emri i Republike s te Kosoves....ne do te triumfojme me te gjitha te drejtat qe na takojne,ju neperrkar sllave shkoni hyni nga keni dal

                      Lini një Përgjigje