Plani franko-gjerman, Albin Kurti e diskuton me përfaqësuesit e shqiptarëve në Serbi

4 Shkurt 2023, 19:41Rajoni TEMA

Plani franko-gjerman, Albin Kurti e diskuton me përfaqësuesit e

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka diskutuar me përfaqësuesit e shqiptarëve dhe boshnjakëve në Kuvendin e Serbisë, propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin.

Deputeti shqiptar, Shaip Kamberi, kryetari i partisë SDA Sanxhak, Sulejman Ugljanin, dhe dy deputetët tjerë boshnjakë: Enis Imamoviq dhe Sellma Kuçeviq, u pritën këtë të shtunë nga Kurti në Prishtinë.

I pranishëm në takim ishte dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku,

Në një njoftim për media, Zyra e Kryeministrit ka thënë se “komunitetet e ndryshme pa dallim duhet të trajtohen në kuadër të principeve universale e në harmoni të plotë me standardet e Bashkimit Evropian” dhe se të drejtat e komuniteteve joshumicë në Kosovë dhe Serbi, pasqyrojnë “demokracinë dhe zhvillimin tonë si shoqëri”.

Katër zyrtarët kanë thënë se janë të pakënaqur me statusin e shqiptarëve dhe boshnjakëve në përgjithësi në Serbi, por kanë theksuar situatën në komunat e Novi Pazarit, Tutinit e Sjenicës në Sanxhak si dhe të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit në Luginë.

“Ata kërkuan reciprocitet të të drejtave me serbët në Republikën e Kosovës”, është thënë në komunikatë.

4 Komente

  1. a
    al-bin

    Nuk ka as syfet mor jahu? Shikoni ngurtesimin e trupit te tij,nen kostumin allafrenga,qe qendron si muti ne shi. Trupi i ketij katundari qan per nje pale shallvare.

    1. R
      Respekti reciprok.

      Mos E prono Albin ate plan. Europa prap po loz mene shqipetaret po perkedhel Serbine e tu japi atyre me shume toka e te cungojne me shume Kosoven. Mos i pranoni ato lloj planesh se do te beheni si Thaci me shoke. Respekti deri diku por kur preken interesat teritoriale te koseves respekti mbaron kushdo qofshin ata. Kosova mbi gjithcka dhe Albin je shume trim qe po perballon kete trysni kaq te madhe. Vazhdo mos u dorezo.!!!Zotin pac ne krah.

      1. R
        Roberto

        Albin Kurti eshte nje idiot i lindur dhe nje CAR me nyje qe nuk na kane zene syte prej vitesh. Po i vjen fundi dhe do iki me turp nga posti. Ky eshte fatkeqesia e Kosoves se per ne as behet fjale. U mundua me ndihmen e Berishes te konkuronte Ramen por e hengri mu ne sume ashtu sic do e haje tani shume shpejt.

        1. D
          Dardan

          Eshte e vertete se Albin Kurti deshtoi me intervensionin politik ne Shqiperi, por ishte ne gjendje euforie. Gjithsesi, diplomacia e trungut ame-Shqiperise ne keto momente duhet t'i qendroje ne krah Albinit, sepse ka 100% te drejte qe te mos pranoje Asociacione etnike njekombeshe, vetem per serbet, kur aty jetojne edhe popuj te kombesive te tjera. SHBA dhe BE nuk e kane per gje qe per hallet e tyre te medha me Putinin te sakrifikojne shtetet e vegjel.

        Lini një Përgjigje