Lirimi i infermiereve që dhunuan të moshuarën në Pejë, reagon avokati: Besimi në drejtësi është shuar

25 Nëntor 2022, 10:32Rajoni TEMA

Lirimi i infermiereve që dhunuan të moshuarën në Pejë,

Avokati Meshari Selimaj i familjes së të moshuarës që u dhunua brenda qendrës Orenda në Pejë, ka reaguar për tvklan.al pas vendimit për lirimin nga paraburgimi të 3 infermiereve të akuzuara.

Avokati i familjes ka thënë se vendimi i sotëm i Gjykatës Supreme të Kosovës ka shuar besimin për drejtësi.


“Vendimi i Gjykatës Supreme për lirimin nga paraburgimi i të pandehurave në këtë fazë të procedurës ku akoma nuk ka përfunduar procedura hetimore dhe akoma ekziston rreziku i madh që të ndikohet në ndryshimin dhe asgjësimin e provave, është tregues i qartë se cilat janë tendencat për trajtimin e mëtejshëm të këtij rasti, relativizimi i tij, dhe në fund lirimi nga aktakuza apo shqiptimi i ndonjë dënimi me gjobë. Me ditën e sotme besimi në drejtësi për këtë rast u shua”, shprehet avokati Meshari Selimaj për tvklan.al.

Gjykata Supemre e Kosovës liroi nga paraburgimi 3 infermieret që dhunuan të moshuarën brenda azilit të qendrës Orenda në Pejë të Kosovës.

Ato u arrestuan në fillim të Nëntorit dhe u lanë në paraburgim për 1 muaj, por Gjykata Supreme i liroi sot duke pranuar kërkesën e avokatëve mbrojtës dhe hetimin e tyre në gjendje të lirë. 

1 Komente

  1. K
    Korabi

    Kini bere shume gabim, nuk u falet. Dhuna eshte e denueshme. Aq me teper ndaj nje personi vunerable, ju qofshi, nuk ju drodh dora qe dhate kete vendim. Cfare kriteresh plotesonin te akuzuarat qe ju vendoset t’i lironit. Une qe shkruaj jam nje ish kolegu juaj. Une nuk do ta kisha dhene kete vendim skandaloz. Nuk do te nxija drejtesine dhe fytyren time.

    Lini një Përgjigje