“Më mirë të kishte vdekur”, flet babai i vrasësit të 35-vjeçares shtatzënë në Kosovë

1 Dhjetor 2022, 16:35Rajoni TEMA

“Më mirë të kishte vdekur”, flet babai i

Babai i Sokol Halitit ka folur për ngjarjen makabër dhe për marrëdhënien e tij me viktimën. Familja e viktimës nuk e përkrah veprimin e Sokolit duke u shprehur ashpër ndaj tij dhe duke shpresuar që kjo ngjaje të jetë e fundit.

'Jam i mërzitur, jam i nervozuar shumë. Shumë keq, shumë keq, shumë keq. E kam një mesazh, ishalla kurrë nuk ndodh kësi raste të rënda, të keqia, të liga, se jam shumë i mërzitur. Hiç nuk di sen për ta, ma mirë ai me pasë dekë me gjithë ta masi e ka vendos me bo ata, edhe ai me pasë metë qaty. Hiç s’du me pa, as mem marrë kohë, shumë keq ka bo, shumë keq, tash me gru s’po dijmë çka me bo." - theksoi ai.


Ai thotë se djali i tij nuk ka qenë kurrë problematik dhe shton se ai nuk e ka ditur kurrë çfarë ka ndodhur në familjen e çiftit, përveç faktit që pohon për divorcin dhe problemet e muajve të fundit.

“E kam thirrë çdo orë, çdo minutë, kam shkru mesazhe. Ai s’u kanë problematik kështu kurrë, as s’u dalë nëpër kafe kurrë, as s’u ardh mas vakti kurrë. As nji send s’ma ka kthy” – theksoi Halili për Nacionalen.


Madje, ai shprehet se marrëdhëniet me familjen e viktimës dhe viktimën i ka pasur gjithnjë shumë të mira duke e trajtuar njësoj si vajzën e tyre.

Në fjalën e tij për median në Kosovë, "Nacionale" , ai shprehet se një ditë më parë ishte për vizitë në shtëpinë e Hamides për t'i dërguar veshjet dhe gjërat e nevojshme dhe për t'a pyetur nëse i nevojitet ndihmë.

Na jemi kanë pardje, me ja çu teshat, unë, plaka jeme, çika jeme, edhe ja kanë çu teshat. Edhe i kanë thanë a të vyjnë pare për naj nevojë, najsen. “Jo” ka thanë, “nuk më vynë kurgjo”. Edhe ma s’di çka foli për këtë punë ma sen. Valla me neve fort mirë, sikur me çikën tonë. Kanë pasë problem qysh ka kallxu Sokoli si ka metë shtatzanë, i kishin pas do fjalë, do sene, ma thellë nuk di çka me thanë.” – përfundoi Halili.


Deklarime e babait të Sokolit janë të kundërta me motrën e viktimës, ku ajo thotë se Sokoli e ka dhunuar edhe më parë Hamiden, prandaj dhe ajo kërkoi divorcin .

3 Komente

  1. F
    Fatekeqesi ..duhen kuruar ky lloje ..

    Nje lloje " Specie " pa patur njohuri mbi Trurin e vete njeriut , nuk komandohet apo nuk Ju punon llogjika.. Ne vetevete keta lloje "Specie " Ju duket vetja normal dhe eshte veshtersi te dallohen ,, kure nuk ke Kontakt te shpeshte me keto lloje "Specie " Ku shumica fatekeqesisht eshte ne Gen te nje Pjese te Kines.. Ku njofin vetem Kriminalitet dhe mashtrim , dhe dinakeri kundra njerezve te ndershem..

    Lini një Përgjigje