Familja Magashi ka hapur dyert e mortit për vajzën e tyre 35-vjeçare e cila vdiq tragjikisht në oborrin e maternitetit të Prishtinës nga bashkëshorti i saj.
Një situatë e tensionuar është krijuar në Kosovë ku përpos reagimeve të shumta, pozitë, opozitë dhe aktivistë, familjarë të viktimës kanë dëshmuar përpara kamerave duke rrëfyer detaje të rënda për Hamide Magashin.
35-vjeçarja ishte dje në maternitetin e Prishtinës për t’i dhënë jetë fëmijës që kishte në bark, të parin me Sokol Halilin, kur rreth orës 18:00 është qëlluar me tri plumba me armë tip pistoletë silenciator nga 31-vjeçari me 1 plumb në kokë dhe dy në gjoks pa mëshirë dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme së bashku me fëmijën e saj.
Së fundmi, e motra e viktimës ka dëshmuar përpara kamerave duke rrëfyer detaje rrëqethëse të të gjithë dhunës sistematike që Hamide Magashi kishte mbajtur në kurriz nga bashkëshorti i saj.
Ajo u shpreh se viktima kishte qenë gjithnjë me shenja në trup, dhe se që në momentin që doli lajmi se ishte vrarë një grua 35 vjeç shtatzënë, e dinte se bëhej fjalë për motrën e saj.
“Si thanë 35 vjeçare u vra, dhe në muajin e fundit të shtatzënisë, e kom ditë që është motra jem dhe kom piskat e kom thanë se është motra e jem. Kom thanë se e paska vra ish-bashkëshorti i saj”, ka thënë ajo para mediave.
Ajo ka tregoi se martesa e tyre zgjati vetëm tre muaj dhe se gjatë këtyre 3 mujave, Hamide Magashi përjetoi ferrin. Sokoli nuk e linte të takonte familjen e saj dhe se ka qenë pre e dhunës nga bashkëshorti i saj.
“U kanë e martume 3 muaj, pas 3 muajve ka pasë dhunë familjare dhe jemi detyruar me ndal, me djalin e mixhës së babës, që është polic”, ka treguar ajo.
Duke treguar për dhunën ndaj motrës se saj, ajo ka thënë se vazhdimisht ajo e ka pasur trupin e mavijosur nga ushtrimi i dhunës.
“E kanë rreh e kanë maltretu, e kanë shti mrena. Me çykë të alltisë i kanë meshu në krye, krejt trupin e ka pasë blozhd, krejt e mavit u kanë. Nuk e kanë lanë më ardhë kurrë në Llugaxhi, të shpija e babës, me u bashku me motra”, është shprehur ajo, duke treguar se kur i kanë vrenjtur mospajtimet mes qiftit.
“Problemet e para i kemi vërejtur, kur e thirrshim na motra për e ardhë me njetë, ajo na e çelke telefonin dhe thojke motër nihemi nesër. Ja bajshim, motër çka ki, thojke hajt se të kallxoj nesër dhe nuk na kallxojke.
Pas një kohe, me motra jemi shku me e marrë, i kemi thanë hajde se jemi bashku krejt motrat, nuk na e kanë lëshu. Jemi detyru me ardhë të shpija. Mas dy jave, i kemi thanë motër hajde rrina, ajo ka thanë jo nuk mujë. Edhe kur ka ardhë ka ardhë me përcjellje, me vjehrrën e vet. Kurrë nuk e kanë lanë me ardhë vetë”, ka deklaruar ajo.
Me tej, ajo ka treguar se edhe pas ndarjes ish-bashkëshorti i saj ka ardhur të shtëpia e tyre.
“Ai ka ardhë u sill nepër sokak, a mrena nuk ka guxu me hy. U kanë rasti në polici, në entin social, në gjykatë. I ka thanë se kur te lind fëmijën ta dorëzoj. Të shtunën e kemi qu në spital në gjinekologji, sepse doktori i ka thanë rastin e ke urgjent.
Kur e kemi qu ata kanë thanë se për sot e ka lindjen me operacion”, ka thënë ajo.
Sipas motrës, Hamide Magashi është vrarë me armë me silenciator.
“Ka dal në ora 6 me ble diçka, me një shoqe aty, kur ka dal ai tinza e ka vra, me armë pa kërsima hiq. Një herë i ka meshu e ka rrëzu”, ka thënë ajo.
Si ndodhi ngjarja
Me dy krisma të njëpasnjëshme, 35-vjeçarja Hamide Magashi u qëllua për vdekje nga ish bashkëshorti i saj Sokol Halili, 31 vjeç në oborrin e maternitetit të Prishtinës.
‘Pasha këtë fëmijë që kam me lind sonte’-, mësohet të ketë thënë 35-vjeçarja pak para se të vdiste tragjikisht së bashku me fëmijën e saj. Hamide Magashi ishte shtatzënë, në ditën e fundit të saj të shtatzënisë kur bashkëshorti i saj e vrau pa mëshirë në orën 18:00. Ngjarja makabër erdhi si pasojë e mosmarrëveshjeve në çift, ishte pikërisht një divorc i ardhshëm çka mendohet të ketë shtyrë, Sokol Halilin të kryejë aktin barbar.
EDI Rama numer 2 !