Në Ballkan nis stërvitja më e madhe ushtarake e udhëhequr nga SHBA-ja, merr pjesë Shqipëria dhe Kosova

26 Maj 2025, 17:06Rajoni TEMA
Në Ballkan nis stërvitja më e madhe ushtarake e udhëhequr

Në Ballkan ka nisur faza e dytë e stërvitjes "DEFENDER 25", e udhëhequr nga Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara (USEUCOM). Reth 12.000 trupa ushtarake nga SHBA dhe vendet e saj aleate, duke përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën, janë mbledhur në Ballkan. 

Kjo stërvitje ka nisur zyrtarisht më 25 Maj nga Shqipëria dhe do të zgjasë deri më 9 qershor, duke synuar të rrisë gatishmërinë, ndërveprueshmërinë dhe aftësinë për të vepruar në mënyrë të koordinuar ndërmjet forcave të SHBA-së, NATO-s dhe vendeve partnere.

Kosova është një ndër tetë vendet ku do të zhvillohet stërvitja që, sipas Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara, synon të forcojë mbrojtjen kibernetike dhe të demonstrojë kapacitetet e sigurisë të SHBA-së dhe aleatëve. Pjesë të ushtrimit do të mbahen edhe në Shqipëri, Bullgari, Kroaci, Greqi, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Sllovaki.

“Defender Europe 25” është një nga stërvitjet ushtarake më të mëdha dhe më komplekse në dekadat e fundit në Evropë dhe Afrikë. Vendi ynë ka qenë edhe dy vite më parë mikpritës i kësaj stërvitje, e quajtur atëkohë “Defender Europe 23”.

Ajo përfshin një sërë aktivitetesh luftarake të shkallës së gjerë, që shtrihen në disa vende të Evropës dhe është ndërtuar sipas skenarit të Nenit 5 të NATO-s, që simulon mbrojtjen kolektive të aleatëve. Skenari stërvitor do të përfshijë trajnimet për mbrojtjen e objekteve të rëndësishme, sigurimin e pikave të imbarkimit, si dhe operacione mësymëse dhe mbrojtëse në rajone strategjike të Shqipërisë dhe Kosovës.

Një nga objektivat kryesore të stërvitjes është demonstrimi i aftësisë për të dislokuar me shpejtësi trupa dhe pajisje nga Amerika e Veriut drejt Evropës, në një mjedis të ndërlikuar operativ.

“Defender Evropë 25” do të demonstrojnë angazhimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj aleatëve dhe partnerëve tanë në NATO-s, si dhe një mundësi për të treguar gatishmërinë e Forcave tona të Armatosura për të shërbyer në krah të partnerëve tanë strategjikë në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Evropë.

Kjo stërvitje përfaqëson një mesazh të qartë ndaj çdo kundërshtari të mundshëm: NATO është e bashkuar, e përgatitur dhe e gatshme të mbrojë çdo centimetër të territorit të saj. Në të njëjtën kohë, ajo synon të sigurojë opinionin publik në vendet aleate se përkushtimi i SHBA-së dhe NATO-s për sigurinë euroatlantike mbetet i palëkundur.

3 Komente

  1. R
    Rita

    Me avash ne Shqiptaret se do grisim tangat pa dashje

    Përgjigjjuni
    1. M
      Marinela

      Rita nuk e kemi te gjithe zanat si ty te veshim tanga

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rita

        E di o zemra. Zanati i shumices eshte mos te veshe fare

        Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje