Gazetarët në Serbi kanë vendosur një standard të ri komunikimi publik. Disa media raportojnë se drejtori i tabloidit proqeveritar, “Srpski Telegraf”, Milan Ladjeviç, ka sulmuar fizikisht gazetarin e revistës javore, “Radar”, Vuk Z. Cvijiç.
"U sulmova nga Milan Ladjeviç, më goditi në kokë në një kafe afër zyrës së tyre", tha viktima.
Sipas tij, Ladjeviç e ka sharë në distancë, mandej e ka ndjekur dhe e ka goditur.
"Kam shkruar artikuj në të cilat e kam përmendur në lidhje me një gjyq. Supozoj se ka të bëjë me këtë, përderisa nuk kamë ndonjë konflikt personal…
Nuk e prisja të sulmohesha fizikisht nga diskuh që e prezanton veten si një gazetar. Ne jetojmë në një shoqëri të dhunës, por kjo erdhi si surprirzë"
Gazetari opozitar qenka rrote cari, ka shkruar per kundershtarin ne lidhje me nje gjyq e nga ana tjeter deklaron se nuk asnje gje personale, po a ka me personale se kjo? Te befte mire druri.
Asgje e re nga Serbia.