"The Economist" masakron Albin Kurtin: Provokoi në mënyrë të parashikueshme protestat dhe injoroi thirrjet e diplomatëve perëndimorë

6 Qershor 2023, 11:53Rajoni TEMA

"The Economist" masakron Albin Kurtin: Provokoi në

Gazeta prestigjioze britanike The Economist, ka kushtuar një artikull ngjarjeve përplot me tensione në pjesën veriore të Kosovës, ku serbët lokalë po kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në objektet komunale.

Në artikullin të titulluar “Pse ka sërish telashe në Kosovë?”, The Economist, shkruan se vendimi i Qeverisë së Kosovës, gjegjësisht të kryeministrit, Albin Kurti, i pakoordinuar paraprakisht me komunitetin ndërkombëtar, për të instaluar kryetarët e rinj në ndërtesa komunale nën shoqërimin e njësisë speciale të Policisë së Kosovës ka zemëruar kancelaritë më të mëdha perëndimore.

“Zgjedhjet e reja u mbajtën në Veri në prill të këtij viti, por serbët i bojkotuan ato, që do të thotë se kryetarët shqiptarë u zgjodhën nga vetëm disa qindra shqiptarë që jetojnë në këtë pjesë të vendit. Votimi ishte i ligjshëm, por kryetarët kanë pak legjitimitet dhe nuk do të jenë në gjendje të bëjnë punën e tyre pa bashkëpunimin e serbëve që punojnë në Komunë”, potencon artikulli i prestigjiozes britanike.

Duke komentuar kërkesën paraprake të bashkësisë ndërkombëtare që kryetarët e sapozgjedhur të punojnë nga ndërtesat alternative, The Economist shkruan se “diplomatët perëndimorë i kërkuan Kurtit që të mos e ndezë situatën. Por ai i shpërfilli ato, duke dërguar njësi speciale të policisë për të marrë kontrollin e Komunave më 26 maj, duke provokuar në mënyrë të parashikueshme protestat”.

Artikulli në fjalë gjithashtu shkruan se nga situata e krijuar në Veri të Kosovës nuk ka mundur të përfitojë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, meqë po refuzon të harmonizojë politikën e saj të jashtme me atë të BE-së kur fjala bie për sanksionet kundrejt Rusisë pas agresionit në Ukrainë.

“Partia kryesore serbe e Kosovës është një degë e Partisë së Vuçiç’it , por shumë serbë të Kosovës e kanë humbur besimin në të. Në vend të kësaj, ata e shohin veten si viktima të lojërave politike të luajtura ndërmjet liderëve serbë dhe shqiptarë të Kosovës”.

The Economist ka shkruar gjithashtu se po të mos ndërhynin trupat e KFOR-it në ndalimin e protestuesve të dhunshëm në Veri të Kosovës, situata mund të përkeqësohej.

“Nëse trupat e NATO-s do të kishin vrarë ndonjë nga serbët, situata do të kthehej shpejt nga një përleshje e keqe në një fund të Ballkanit në një incident që Rusia do të kishte shfrytëzuar, duke akuzuar paqeruajtësit për vrasjen e civilëve të paarmatosur. Dhuna në Kosovë mund të përshkallëzohet shpejt”.

1 Komente

  1. P
    Pilo Lala

    Albini eshte provokator, por eshte me e poshter Vjosa Osmani. Ajo hedh gurin dhe fsheh doren, se bashku me Gervallen, dy gra qe nuk kane sens bashkpunimi.

    Lini një Përgjigje