Grindja me amerikanët dëmton interesat e Kosovës, kështu shprehet ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Daniel Fried, në një intervistë për Radio Evropa e Lirë (REL).
Ai thekson se, SHBA-ja nuk ka qenë kurrë kaq e zemëruar me Qeverinë e Kosovës dhe një gjë e tillë është “mjaft shqetësuese”.
Kryeministri Albin Kurti dhe ekipi i tij “e kanë marrë mbështetjen amerikane si të mirëqenë. Ata kanë abuzuar me besimin amerikan në atë mënyrë që do të jetë e vështirë për ta që ta rregullojnë”, thotë Fried.
Zoti Fried, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ishte shumë kritik ndaj Qeverisë së Kosovës për situatën e tensionuar në veri të vendit. Ai e kritikoi kryeministrin Albin Kurti për mungesë bashkëpunimi në uljen e tensioneve. Kurti, në anën tjetër, këmbëngul se nuk mund të bëjë kompromise për “republikën demokratike”. Cili është komenti juaj?
Është e qartë që Kosova është duke i injoruar shqetësimet e Shteteve të Bashkuara dhe duke vepruar në një mënyrë që ne nuk e inkurajojmë. Unë kurrë nuk e kam parë administratën e SHBA-së kaq të zemëruar me Qeverinë e Kosovës, jo në këta 15 vjet që nga shpallja e pavarësisë.
Qeveria amerikane i ka inkurajuar kosovarët që të mos e bëjnë këtë problem në veri dhe kosovarët na kanë injoruar. Dhe, rezultatet janë pikërisht ato për të cilat i kemi paralajmëruar.
Unë nuk kam dyshim në supozimet e mia. Përndryshe nuk mund ta shpjegoj se përse ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, dhe Gabriel Escobar do të ishin aq të irrituar. Unë supozoj se ata i kanë arsyet e tyre. Unë supozoj se arsyet e tyre bazohen në injorimin që u bëri Kurti paralajmërimeve të tyre dhe në të konsideruarit e mbështetjes së SHBA-së si të mirëqenë – çfarë ka qenë gabim dhe e habitshme.
Ai (Albin Kurti) e ka bërë presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç të duket empatik. Nuk kam menduar se kjo është e mundur, marrë parasysh se serbët janë burim i problemit, sepse janë ata që refuzojnë ta njohin pavarësinë e Kosovës dhe refuzojnë ta njohin realitetin se Serbia nuk do ta ketë më kurrë [Kosovën]. Por, pavarësisht kësaj, Kurti ka arritur t’i dëmtojë marrëdhëniet me SHBA-në për asnjë interes që unë mund ta identifikoj. Është mjaft shqetësuese. Unë nuk e kam parë kurrë Qeverinë amerikane kaq të zemëruar me Qeverinë e Kosovës.
Pra, mendoni se Kurti po shkon shumë larg në rrethanat aktuale…
Po, mendoj se ka bërë gabim në gjykime. Ai e definon sovranitetin e Kosovës në atë mënyrë që e bën të ndihet se mund të kërkojë asgjë tjetër, përveç maksimumit. Dhe, duke vepruar kështu, ai e ka bërë situatën e keqe edhe më të keqe.
Escobar, duke folur për masat kundër Kosovës nëse Kurti nuk është konstruktiv, tha se SHBA-ja “nuk mund të planifikojë asgjë për Kosovën”… Çfarë do të thotë kjo për Kosovën?
Mendoj se ai po shpreh zhgënjimin e administratës amerikane me Kurtin dhe po e bën të qartë se Kurti dhe ekipi i tij e kanë marrë mbështetjen amerikane si të mirëqenë. Ata kanë abuzuar me besimin amerikan në atë mënyrë që do të jetë e vështirë për ta që ta rregullojnë, por më mirë të nisin e ta bëjnë një gjë të tillë.
E përsëris, burimi afatgjatë i problemit në marrëdhëniet Kosovë-Serbi vjen nga Beogradi, nga revanshizmi serb, ndërsa Kurti ka arritur të grindet me SHBA-në. Grindja me amerikanët i dëmton interesat e Kosovës në atë mënyrë që unë s’e kuptoj. Unë nuk e di se çfarë ka menduar ai [Kurti].
Escobari, po ashtu, e ka bërë të qartë se kjo situatë nuk ka të bëjë me popullin e Kosovës, por me një individ, duke aluduar te Kurti. Ku po e dërgon Kurti Kosovën?
Do të ishte më mirë që Kurti të ndërmerrte një hap prapa dhe të gjente një mënyrë që do t’i riparonte raportet me SHBA-në. Çdo drejtim tjetër mund të bëhet shumë më i kushtueshëm. Nuk e di se çfarë mbështetjeje ka brenda Kosovës, nëse shihet si ai që i ka thyer marrëdhëniet me SHBA-në, e cila, para së gjithash, ishte e para në mbështetjen e pavarësisë së Kosovës dhe sigurisë në Kosovë.
Shumë në Kosovë pyeten se pse vetëm Kosova ndëshkohet, jo Serbia…
Kjo ka të bëjë, sipas të gjitha gjasave, me besimin e keq në Qeverinë e Kosovës. E thashë, burimi themelor i problemit është në Beograd. Që Shtetet e Bashkuara të jenë aq të zemëruara me Qeverinë e Kosovës, këtu duhet të ketë ndodhur një akt i keqbesimit. Nuk e di me siguri, por është supozimi im.
Si do ta vlerësonit qasjen e administratës amerikane ndaj Kosovës dhe Serbisë?
Mendoj se para këtij shpërthimit të fundit, SHBA-ja e konsideronte problemin në Beograd dhe besonte se kosovarët, gradualisht, mund të dilnin në një gjendje relativisht të mirë. Por, asaj i duhet një partner në Kosovë për ta ndihmuar në stabilizimin e veriut. Mendoj se administrata amerikane ndjen se nuk e ka atë partner tani.
A mendoni se situata në veri mund të ketë një ndikim më të gjerë në rajon?
Sigurisht. Nuk ka asgjë të mirë që del prej kësaj. Do të ishte keq nëse çon në një konflikt të hapur, mendoj në përshkallëzim të tensioneve ose përshkallëzim të luftimeve dhe vdekje. Mendoj se Kurti duhet të veprojë shpejt për të vendosur së paku një marrëdhënie pune me administratën amerikane. Njerëzit bëjnë gabime. Këshilla ime do të ishte që t’i rregullojë ato, por nuk e di nëse jemi ende në atë pikë.
Sa përfiton aleatja e Serbisë, Rusia, nga kjo situatë?
Shumë. Ky është një lajm i mirë, i mirëpritur për Kremlinin dhe [ministrin e Jashtëm rus, Sergei] Lavrov. Atyre u pëlqen t’i shohin Shtetet e Bashkuara duke u grindur me Kosovën. Do të jenë opurtunistë dhe do ta shfrytëzojnë.
Çfarë do t’i sugjeronit Kurtit të bënte?
Të gjejë një mënyrë për të biseduar me Shtetet e Bashkuara pa zhurmë dhe të gjejë një mënyrë për t’u larguar nga ky konfrontim. /REL/
Kjo ështe kure islamikve të Erdoganit, ju merr koka ere. Ështe e pa besushme se në çfare gjendje e ka shpie Kosoven, Albin Kurti..
Kurr mos u rregulloftë miqësia a pabese amerikane.
Ali Pasha, tu llumte goja. Shkoni e beni miqesi me ruset ose me Kinen dhe atehere do ta shikoni ku perfundoni
Ah qe ste ha mortja o fondamentalisti injorant Ali, qe te duket vetja pasha si gjeli i zgjebosur maje plehut.Phu be-qir i ndyre percares qe ske asgje te perbashket me shqiptaret.
Per Kosoven mund te jete e rrezikshme qe amerikanet te kthehen thjeshtë vetem ne paqeruajtës e te lene ne duar te europiane e zgjidhjen e konfliktit.Ne 1919 po te mos nderhynte me force presidenti Wilson per europianet Shqiperia sot nuk do te ekzistonte.Eshte e disata here qe qeveria e Kurtit po vepron pa u marre vesh me te medhenjve dhe Kosova rrezikon
Or Noc! Historia tregon se i pari qe doli ne mbrojtje te Shqiperise ishte Lenini. Prandaj Bajram Curri e quante Hazreti Lenin. Prandaj parlamenti shqiptar mbajti zi kur vdiq Lenini.
Amerikanet aprovojne dhe nxiten qeverine e Kosoves te organozoje zgjedhje pa pranine e serbeve ne komunat e veriut, por xhindoset dhe ve pra pergjegjesise pse siguroi me polici hyrjen e kryetareve te zgjedhur ne godinat e komunave??? Kjo eshte sa per te qare aq dhe per te qeshur per te nxjerre pretekse te kaosit te mos koordimit te axhendes amerikane dhe evropiane ne Kosove, dhe per te marre me te mire Serbine per te mos qendruar ne preherin e Putinit. Sado te perpiqen amarikanet serbet do anojne gjithmone nga Lindja, por serbia ska per tu bere kurre faktor ne Ballkan nese Amerikanet do mbeshtetin pa medyshje popujt proamerikane ne Ballkan.
Nuk e di se sa mund te jete ai version por nje gje eshte e sigurt,Rusia e Kina nuk hezituan hiç fare ne mbeshtetjen e Serbise per ngjarjet fund majit ne Veri te Kosoves, zyrtarisht deklaruan,"mbeshtetje pa kushte per Serbine" dua ta perseris, pa kushte !! Me te vertet problemi eshte Albin Kurti ne Kosove sic mendon dikush qe shkruan editoriale per Albinin çdo dite???!!! Une e kam te veshtire ta besoj qe Albini eshte komplet idiot e thjesht per kokefortesi u vihet kunder Amerikaneve!! Gazetaret tane sylesha nuk interesohen fare te kerkojne ato detajet e kerkesave per qeverrine e Kosoves. Bashkesia e komunave Serbe ç'fare permban ne detaj? Publikoni ndonje gje konkrete jo vetem mendimet tuaja me apokalipse!!
Pa tjeter qe do jene te zemeruar. SHBA gjithmon ka menduar se shqiptaret jane aleatet me te mire ne bote dhe si te tille ata mikun nuk te presin ne bese dhe kjo eshte e vertete. Por kjo nuk do te thote qe shqiptaret te jene vasale te bindur e pa kushte, madje edhe atehere kur miku i prete ne bese. Ne kete rast ata shum lehte mund te kthehen ne armikun me te eger ! Shqiptaret ligjin edhe e shkelin por besen jo, te njejten gje kerkojne edhe nga miku, qofte ky i vogel, apo i madh.
Mbase jan zemeruar sepse albini shkoi ne moske dhe tha qe nuk do vene kurre embargo rusise Ose alternativa eshte qe ky eskobari eshte megonigal i radhes qe e ben me oligarke rus e serb
Albin Kurti na ngjan si nje Enver i Vockel.Basta me Perrallisjet Sovraniste.Pa Ameriken Shqiperia dhe Kosova nuk do te ekzistonin ! Kosovare te Nderuar mos e mbeshtesni Sali-Albinin se do te na trishtoni dhe do tu bjere Bela e Madhe
Kaq ka rene pazari me republiken çifute te Sorrosit ish SHBA? Kete gjetet te intervistoni per te na mbushur mendjen? Albini eshte I vetmi politikan me nivel European shqiptar. Te tjeret jane kokra gomeresh qe bejne vetem batuta dhe kercejne tallava. Me bindes eshte dyshja "Neri dhe Minxhozi" plus Yldis Patën. Ymer kthehu në Pështan dhe hap ndonje bisnes per nderzimin artificial te pulave. .
Kjo per faji te USA. Sic e di une e ka ditur DASH qe albin kurtovic eshte i UDB,fakt eshte se heren e pare USA e rrezoji per 40 dit. Tani si ndryshoji ky,ju tha qe nuk ju sherbej me?! Zero shans se do i benin vitin sot familjaret. Per kete arsye jam anti amerikan,d.m.th politikes amerikane. Jo kur ju vjen veza tek b*tha te nxirrni dokumente sic bete me saliun ne shqiperi?! Perse UDB perdori kurtovic per te gjetur"deshmitar" per te groposur udheheqsit e UCK?! Shume e thjeshte qe mos realizohej ajo qe ishte rene dakord per shkembim territoresh,ku presheva ku ato palo komuna qe jane me popullsi serbe.Vlora Osmani e ka pseudonimin e albin kurtovic ne UDB,ta nxjerri qe te shpetoje kosova.
Bleni pampersa ju te frikësuarit...ishin me gjysem çmimi per burrat!
Moj Edlira qenke shume trime .Dukesh qe e do ate Mikun ,prandaj mbeshtet Albin Komikun
Shko bli letra te lagura...