Matoshi: Zotni Kurti, ma shumë respekt për Republikën dhe miqtë e saj

6 Qershor 2023, 20:27Rajoni TEMA

Matoshi: Zotni Kurti, ma shumë respekt për Republikën dhe

Publicisti i njohur i Kosoves Halil Matoshi, i burgosur gjate vitit 1999 ne burgjet e Serbise ka postuar sot nje thirrje per Albin Kurtin duke i kujtuar atij se per Kosoven SHBA eshte cliruesja dhe autorja e pavaresise se saj.

Matoshi shkruan:

"Ju lutëm Zotni Kurti, ma shumë respekt për Republikën dhe miqt e saj - ma shumë kujtesë institucionale dhe rezon shtetnor!
Pak kujt i kujtohet sot ajo që Kasapi i Ballkanit, Slobodan Milošević i kishte thânë gjeneralit Wesley Clark në maj 1999, se ka me jau bâ shqiptarëve si më 1945 në Drenicë.

Këtë nuk e lejoi Amerika.

Askujt ndoshta nuk i bjen ndërmend sot fakti se Strobe Talbot u tha gjeneralëve serbë “all out” (krejt jasht) më 9 qërshor, 1999.

Dhe disa bâhen sikur kanë harrue kumtin e George W. Bush në Fushë Krujë, më 10 qërshor, 2007: “Çka âsht boll, boll. Kosova âsht shtet i pavarun, tash.”

Një ré e zezë harrese e mosmirënjohje ka râ mbi Kosovë!?

“Zot, falna njohjën”, lutej arkitekti i shtetit kosovar.

Kosova âsht dhe ka me qenë sovrane aq sa don Amerika.

Të tjerat janë “lujmë sovranitetesh”!

Lini një Përgjigje