Fitim Zekthi: S’bëhet politik me interesin kombëtar! Dialogu Kosovë-Serbi i pashmangshëm

6 Qershor 2023, 14:54Rajoni TEMA

Fitim Zekthi: S’bëhet politik me interesin kombëtar! Dialogu

Analisti Fitim Zekthi foli në lidhje me situatën e tensionuar në veri të Kosovës duke thënë se frika më e madhe është organizimi territorial.

I ftuar në Euronews Albania, ai tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është i pashmangshëm, ndërsa shtoi se duhet të gjenden mënyra që Kosova të njihet si shtet i pavarur nga shtetet që nuk e njohin.


Mes tjerash ai nënvizoi se ne si shqiptarë duhet të mbështesim Kosovën duke nënvizuar se nuk bëhet politik me interesin kombëtar.

“Frika është te organizimi territorial. Nuk e ka thënë askush që asocacioni dot ë jetë një lloj kantonizimi.

Patrioti më i mirë është ai që kupton rrethanat politike të vendit do të duhet të gjenden me çdo kusht mënyra që Kosova të njihet nga të gjithë vendet.

Dialogu në këtë rast është i pashmangshëm. Kemi këtë lloj aktualiteti. Ne si shqiptarë duhet të jemi patriot. Nuk bëhet politikë me interesin kombëtar”- tha ai.

1 Komente

  1. D
    Detari

    ky tipi shikon interesat turkosllave

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje