Tensionet në veri të Kosovës, arrestohet personi që kërcënoi nënkryetaren e komunës së Leposaviçit

6 Qershor 2023, 14:43Rajoni TEMA

Tensionet në veri të Kosovës, arrestohet personi që

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili kërcënoi nënkryetaren e komunës së Leposaviçit, Dragana Miletic. Lajmi u konfirmua nga ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla përmes një postimi në rrjetet sociale.

Sveçla u shpreh se koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund.

“Krimi dhe kërcënimi nuk kalojnë. Pardje është ndaluar kontrabanda me mallra, dje është konfiskuar vetura në kërkim ndërkombëtar, sot është arrestuar personi që ka kërcënuar nënkryetaren e Komunës së Leposaviqit, znj. Dragana Miletic.

Të gjitha këto në veri të vendit. Koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund”, shkroi ai në Facebook.

1 Komente

  1. S
    Shkodrani

    Pse e paskan arrestuar? Nuk me duket kercenim ky!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje