
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka komentuar përshkallëzimin e situatës në Veri të Kosovës, ku serbët lokalë po kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në objektet komunale.
Duke folur për reagimin e ashpër të komunitetit ndërkombëtar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të dërguar kryetarët e sapozgjedhur në objektet komunale nën shoqërimin e Policisë së Kosovës, Hoti thotë se Kosova po humb miq dhe aleatë për shkak të politikës së mbrapsht të binomit Kurti-Osmani.
"Kosova sot po humb miq dhe aleatë për shkak të politikës së mbrapshtë të binomit Kurti-Osmani.
Kosova sot është në pikën më të ulët të mbështetjes nga aleatët në tri dekada. Binomi Kurti-Osmani po e dërgon Kosovën drejt izolimit. Nga vendi me mbështetjen më të madhe amerikane në rajon, këta të paaftë e kthyen Kosovën në qendër të kritikave dhe fajësimit nga ana e aleatëve.
Pasojat tanimë po i bartim – Kosova është përjashtuar nga ‘Defender 2023’, që ishe ëndërr e ushtarëve të FSK-së. Cilat janë pasojat e radhës?!", shkruan Hoti në Facebook.
Kafshet Osmani Kurti po e cojne Kosoven drejt luftes, nqse largohet KFOR per 24 ore Kosova pushtohet nga Serbia.
Pasojat e radhes? Kalimi de jure i veriut te Kosoves nen kontrollin e Beogradit dhe krijimi i nje republike serbe. Ky ishte qellimi dhe Al-binaja bashke me Osmanken brenda nje muaji e bene realitet. Me pas do fillojne ti bien njeri tjetrit duke i treguar botes se s'jane ne gjendje te bejne shtet dhe serbi , duke bere gjithmone rolin e viktimes, do fitoj hapesire ne Kosove. Dhe ky eshte skenari me i bute.
Tpi i kurt talebanit, gjen mbeshtetje vetem tek sali non grata, ketu kuptohet kush eshte kurticka.
Boll me face book dhe llafe por dilni ne protesta kunder antiamerikanizmit te politikaneve te semure prej ambicies.