Escobar: Vuçiç do ndikojë për t’i bindur serbët të marrin pjesë në zgjedhje

7 Qershor 2023, 11:44Rajoni TEMA

Escobar: Vuçiç do ndikojë për t’i bindur

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha se situata në veri të Kosovës duhet të shtensionohet menjëherë.

“Kryetarët nuk duhet t’i shfrytëzojnë ndërtesat komunale, Policia e Kosovës duhet të tërhiqet nga zona përreth këtyre ndërtesave dhe protestuesit duhet të largohen”,-tha Escobar gjatë një konference për gazetarët në Beograd. “Shpresojmë të ketë zgjedhje të reja dhe ne duam që serbët të marrin pjesë në to pa parakushte”, shtoi ai.  

Escobar shtoise presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e ka siguruar se do ta shfrytëzonte ndikimin e tij për t’i bindur serbët që të marrin pjesë në zgjedhjet eventuale.

“Sfida më e madhe për Serbinë është t’i bindë serbët që të kthehen në institucionet e Kosovës. Tani kjo është ajo ku unë mendoj se ne jemi në linjë me Serebinë. Ne duhet të sigurohemi se ata që marrin pjesë në zgjedhje dhe serbët që kthehen në institucione, janë të mirëpritur”, -tha zyrtari i lartë amerikan.

I pyetur nëse ka ndonjë përgjigje nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në lidhje me propozimin evropian për shtensionimin e situatës në veri, Escobar tha se diskutimet mes Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësuesit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak do të vazhdojnë edhe pas largimit të këtij të fundit sot nga Beogradi.

“Nuk e di nëse ka pasur ndonjë përgjigje konkrete nga Qeveria e Kosovës. Shpresoj se Qeveria e Kosovës e kupto se ajo që ne po përpiqemi të arrijmë, është një rezultat i qëndrueshëm dhe reciprokisht i dobishëm për të dyja vendet”, tha Escobar.

Ai theksoi se partneriteti i SHBA-së, BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar me Kosovën “është i hapur”. Por, nëse Qeveria e Kosovës, shtoi ai, merr hapa të njëanshëm dhe largohet nga partneriteti me komunitetin transatlantik, “kjo vetvetiu është një pasojë”.

3 Komente

  1. H
    Haka Tekizoti

    Medemek Vuçiçi, pikërisht ai që komandon serbët e veriut të Kosovës me anë të huliganëve të vet, do bëhet i mirë: do përpiqet t'i bindë serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhje. Ky është një rast kur diplomacia për diplomaci të madhe bën sikur s'e di që Vuçiçi i urdhëroi hapur serbët e Kosovës të mos marrin pjesë në zgjedhje, e kësisoj diplomacia bëhet haptas qesharake.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sebastia

      Ai zgerdhihet e qesh me te madhe kur shkon te paguesi i tij Vucic. E shikon sesi i mat fjalet per Vucic, per engjellushin qe mbase mund te ndikoje tek serbet qe te marin pjese ne zgjedhje, dmth jo vetem hipokrizi e qarte por dhe tallje bythe sepse shfajeson direkt Vucicin a thua se nuk ishte ky ai qe dha urdher per largim nga institucionet e shtetit te Kosoves dhe bojkotim zgjedhjesh. Or kush ka pak tru dhe kush ka pak dinjitet e kupton haptas fare qe Albin Kurti eshte ne TE DREJTEN E ZOTIT qe u thote JO ktyre bastardeve.

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jimi

        Escobar ! Pse a thua qe serbet e Kosoves cdo veprim qe kryejn e bejne me koke te tyre dhe nuk e pyesin hic Vucicin dhe ti me insistimin tend po e ve kete te fundit para nje prove teper te veshtire ! Tani Vucici i shkrete do te provoje nje here, se mbase i binde keta bandite !? Ha ha ha...... Shaka e bukur alla amerikane ! Mire te tera e te tera, po ju gringot kujtoni se jeni me te mencmit e botes dhe ne shqiptaret na konsideroni me leshkot e botes, qe as dime te lexojme, as dime te kuptojne se c'kurdiset prapa kraheve te tane !? Ju si superfuqi mund te beni c'te doni me nje vend te vogel si Kosova, apo shqiperia, ashtu sic bete edhe dje , me 1913-en por dijeni se kurre nuk keni per te fituar dashurine dhe admirimin e shqiptareve, per aqe kohe sa ju kerkoni te cenoni interesat kombetare te shqiptareve ! Vucicin nese e doni, po te doni beheni edhe zote ne shtepin tuaj, por ne token shqiptare ka te tjere burra qe jane zote shtepie. Vucici per shqiptaret nuk eshte gje tjeter, ashtu si edhe Milloshi, vec'se armik i popullit shqiptar, te cilet kane kryer krime ne kurriz te ketij populli dhe e vetmja gje ndershme eshte ti kerkoje falje per krimet e kryera !

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje