
Kryebashkiaku Erion Veliaj është shpallur “qytetar nderi” i Gostivarit. Në komunën e Maqedonisë së Veriut që banohet thuajse totalisht nga shqiptarë, ëhstë zhvilluar edhe një cremoni e posaçme.
Arben Taravari, kreu i komunës së Gostivarit, në fjalën e tij tha: “Kur mendon Tiranën, automatikisht të vjen ndërmend kryeqyteti më dinamik në Ballkan. Veliaj, Tiranën e ka kthyer padyshim në Kryeqytet Europian, për të cilin nuk ka shqiptar që nuk krenohet. Aq është i dhënë pas punës së tij, saqë nëse vendos të punojë jashtë trojeve zyrtare shqiptare e propozoj me gjithë vullnetin tim që të kandidojë si kryetar i komunës së Gostivarit”.
Erion Veliaj, në fjalën e tij tha se “E pranoj me shumë përulësi titullin e “Qytetarit të Nderit të Gostivarit” sepse dua që, përveç gurit tim në Tiranë, të kontribuoj në ndërtimin e kësaj bote që po ndërtohet këtu, në Gostivar. Jam vërtetë krenar për punën që keni bërë dhe ju përgëzoj, ju Kryetar i Komunës, por edhe ata që kanë vendosur gurin e tyre në këtë komunitet të jashtëzakonshëm të Gostivarit. Gostivari është vërtet një shembull model, jo vetëm si një nga bashkitë më të mirë-menaxhuara në këtë rajon, por gjithashtu si një hapësirë që na ka treguar se: Po, bashkëjetesa është e mundur. Është e mundur bashkëjetesa fetare, është e mundur bashkëjetesa etnike”.
Asgjë e keqe, shumë mirë.Urime! Po, mor prefekti i Gostivarit, nga Lufta e Dervish Carës e këndej, sa e sa nga treva e Gostivarit dhanë jetën. Dihen familjet, pjesëtarët. Por gjatë e pas L2B, sa vetë u flijuan për atdheun Shqipëri, nga treva e Gostivarit! Sa nga ata i nderuat (0 - xero). Por Sheraf dhe Adnan Agai, Abdyrrahim Taravari, vëllezërit Purde...por pas ´66 të shek të kaluar ?, kishte një e disa që rrezikuan jetën, dhanë jetën kundër në luftën e tyre politike kundër "unitaristëve dogmatikë, sllavo"maqedonas", rankovicistë që qëndronin në krahun kundër ndryshimeve kushtetutare 1974, por protestat e 1972, parrullat e Gostivarit, cilët protagonistë kishin, me kërkesë për DYGJUHËSI, KTHIM të SHQIPTARËVE nga TURQIA...me cka i nderuat...?
GOSTIVARI, dikur me imazh idilik, sot është qyteti më i shëmtuar në trevat tona, shqiptare.
Ta mbajë gostivari. Nuk i duhet tiranës ky motërqiri
Tani ta fshijne komentin direkt se lali bq duhet nxjerr krietar
...por nga ata viktimat e "Serbit" të Parë e të "Serbit" të dytë...(identif lokal i luftërave ballkanike) të L1.B; të therrtores së Gostivarit (Sallhana e Gostivarit) e të Dibrës, nuk meritonin e meritojnë mbas vdekjes (post mortum)...t´i kujtojmë. Asnjë rrugë, asnjë shesh, asnjë lagje, asnjë vendngjarje, asnjë datë, asnjë emnesë historike kombëtare qytetet e BDI të integrimit në nevojtore, ose të aktit të kapitulimit të faktorit shqiptar në FYROM, ose MOS/Marrëveshja e TURPIT-OHRID nuk shënohen nuk kujtohen, nuk manifestohet, nuk flitet, jo e jo ejo dhe Velia plot entusiasmë thurr lavde kësaj XEROJE, këtij HICI, KËSAJ SHPÊRFILLJEJE... Urime turpit surroshqiptar!