FOTOT/ Rama publikon pamjet nga tunelit i Murrizit: Po punohet për metrat e fundit

30 Maj 2023, 14:54Sociale TEMA

FOTOT/ Rama publikon pamjet nga tunelit i Murrizit: Po punohet për metrat e

Puna në tunelin e Murrizit është drejt finalizimit. Kryeministri i vendit Edi Rama ka postuar foto nga ky tunel, ku shkruan se po punohet për metrat e fundit të kësaj vepre të rëndësishme.

“Puna në tunelin e Murrizit po vijon. Janë metrat e fundit që edhe kjo vepër, më e rëndësishmja e Rrugës së Arbrit, të jetë plotësisht e hapur dhe e aksesueshme për të gjithë drejtuesit e automjeteve.

Gjeologjia solli vonesat në ecurinë e këtij projekti, por puna nuk është ndalur dhe nuk do të ndalet deri në përfundimin dhe hapjen e plotë të tunelit, i cili bën të mundur që i gjithë qarku i Dibrës të jetë akoma edhe më afër me Tiranën”, shkruan kreu i qeverisë.

 

1 Komente

  1. D
    Dibra

    Nje BRAVO e madhe. Kete vlerespjne shqiptaret. Ate qe premton e ben dhe e ben me standarte europiane. Ec mos u n dal. Kerkese llogarie, hajdutet ne burg. Krahu tjeter. kane halle te tjera.

    Lini një Përgjigje