Blerina Sanocki lindi në qytetin bregdetarë të Sarandës dhe u rrit në Shqipëri, në një vend të vogël, por, me ëndërra të mëdha. Pas përfundimit të gjimnazit në “Petro Nini Luarasi”, në Tiranë, në moshën 18-vjeçare ajo vendosi të ndjek studimet për Biznes në Kaliforni, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Vitet e para ishin shumë të vështira, shkova si studente. Ishte botë tjetër, botëkuptim tjetër. Bëra shumë gabime, dhe mësova shumë gjëra. Gjimnazin e bëra te “Petro Nini Luarasi. U nisa për Amerikë në moshën 18 vjeçare, arrita në Kaliforni. Ndryshim shumë i madh për mua. Studiova biznes, bëra një vit në Oksford ku takova burrin, dhe më pas mbarova për finance”.
Për shumë njerëz Google është thjeshtë një dritare lundrimi në internet, por, për Blerinën kjo platform mbetet një nga eksperiencat më të vlefshme të jetës së saj.
Ishte 25 vjecc kur nisi punë për herë të parë në këtë platform, dhe qëndroi plotë për 14 vite, duke u bërë një ndër shqiptarët e parë të punësuara në një kompani kaq prestigjoze në botë.
“Isha në Google për 14-vite, ishte një nga eksperiencat më të gjera, më të mëdha të jetës sime. Shkova në shkollë biznesi, po mësimet më të mëdha i mësova aty. Aplikova në Google, 6 herë. Dhe kur arrin në Google, sidomos të 2011 që ishtë koha kur u futa për herë të parë. Ishte një ndjesi shumë e madhe, shumë fantastike, punova me biznese shumë të ndryshme, dhe me kombe shumë të ndryshme. Fokusoheshim në biznese si mikrosofot, apple, linkedin, dhe gjatë kësaj kohe krijova kontarat me 2.5 bilion dollarësh.”
Megjithatë, në çdo hap të jetës, ajo nuk e harroi kurrë vendlindjen. Pushimet verore janë ata, të cilat e kthejn shpesh Blerinën në Sarandë e Ksamil. Sipas saj vendi ka pësuar ndryshime të mëdha vitet e fundit dhe beson se e ardhmja e Shqipërisë në Bashkimin Europian është e afërt.
“Shumicën e kohës kemi ardhur për pushime, në Ksamil, Sarandë. Ndryshimet që shoh nga viti në vitë janë të mëdha, më duket fantastike që Shqipëria ka arritur ata që ka arritur. Më vjen mirë kur dëgjoj se sëshpejt brenda disa vitesh do futet në Bashlimin Europian.”
41 vjeçarja është nënë e dy vajzave, 7 dhe 9 vjeç, të cilave përpiqet t’u mësojë gjuhën shqipe çdo ditë. Edhe pse bashkëshorti i saj është Amerikan, dhe nuk flet shqip, dashuria dhe respekti për rrënjët shqiptare janë të forta në familjen e saj.
“Bashkëshortin e kam nga New yers, quhet Ken. Kam dy vajza, 7-9 vjeç. Përpiqemi tju flasim shqip, mami jeton me mua, kështu që gjyshja dhe unë përqiqemi shumë tju flasim shqip, është shumë e rëndësishme për ne. Gjuha shqipe duhet mbajt, duhet trashëguar. Është pak e vështirë se burri nuk flet shqip, ndonëse kemi 15 vite bashkë, akoma se ka mësuar. Kthehemi shpesh në Shqipëri, dhe kjo na ndihmon për mbajtjen e gjuhës, sidomos për vajzat e vogla.”
Suksesi i saj nuk matet vetëm me arritjet profesionale, por edhe me faktin që ajo mbetet një zë frymëzues për vajzat dhe gratë shqiptare që ëndërrojnë një karrierë përtej oqeanit. / abcnews.al /
Sa per mesimin shqip per vajzat e tua Blerina, ate problem kemi te gjithe ne ne emigracion! Puna me mesimin femijeve te gjuhes shqipe eshte e veshtire edhe sepse institucionet shqiptare nuk ofrojne asnje ndihme. Ky eshte nje turp i madh per Residentin e Republikes, Kryeministrin shqiptar dhe Radio Televizionin Shqiptar. Eshte fat i keq per shqiptaret ne emigracion qe lengojne per ghuhen shqipe, per te mesuar per artin, historine dhe kulturen shqiptare. Nuk mund te ndodhe ndryshe ker ne Shqiperi udheheqin politikane te papergjegjshem, mashtrues e maskarenj ne karakter, pale pastaj te perfolur si te korruptuar deri ne palce. Degjoni e shikoni si derdellis perdite Rama! Shikon si qan perdite per gjuhen shqipe Presidenti Begaj! Cfare hipokrizie dhe malinjiteti.
Emigrant kerriçi Zoti nuk te kadhene mend e mos kerko nga politikanet cilidoqofte te thote ty te flasesh shqip ne familjen tende me femijet , boll ju idiote te lindur vetem kerkoni nga atdheu duke mos i dhene asgje si trashgimine e gjuhes . Jam i merguar prej 33 vjetesh dhe femijet e nipi im te lindur ne mergim flasin shqip dhe se nusen e djalit e kam jo shqiptare , boll me qarje .
Ty o emigrant bravo te qifte, je tamam perfaqesues i denje i rregjimit komunist, meqe ke 33 vite ne emigrim. Duket se nuk te ka bo mire emigracioni per shendetin mendor. Cfare shqipe flisni ju, gegerisht apo toskerisht, apo ate standarden? Ti shkruan mire shqip sepse ta mesoi Enveri more mut muti, por provoje ti vesh te shkruajne shqip femijet dhe nipi yt, aman provoje.