“Janë sekserë, prandaj sulmohen”- Avokati përplaset me gazetarin: Gjobaxhinj!

30 Maj 2024, 10:44Sociale TEMA
“Janë sekserë, prandaj sulmohen”- Avokati përplaset

Avokati Gentian Rumano dhe gazetari Reldar Deda janë përplasur në një emision ku po diskutohej për dhunimin e avokatit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Sokol Mëngjesit, gjatë paradites së sotme.

Gazetari Deda tha se avokatët janë kthyer në sekserë dhe hyjnë në marrëdhënie biznesi me klientët e tyre dhe prandaj sipas tij sulmohen.

Nga ana tjetër Rumano tha se avokatët janë njerëz të ndershëm që ofrojnë shërbim për klientët e tyre dhe paralajmëroi Dedën që të mos i quante avokatët sekserë, në të kundërt ai do i quante gazetarët gjobaxhinj.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Deda: Avokatët ndonjëherë futen në disa marrëdhënie duke shfrytëzuar njerëzit, duke shfrytëzuar pamundësinë, duke shfrytëzuar këtë sistem, sistemin e vjetër të drejtësisë ku avokati në vend të jetë rregullator i ligjit, futet në pozicionin e sekserit. Kjo është një pamje që tragjeditë prodhohen për shkak se raporti me klientin tënd ka qenë përfitues, jo korrekt. Unë e shoh te studiet ligjore që avokatët nuk luajnë rolin e tyre që të shkojë haku te i zoti, por futen në marrëdhënie biznesi.

Rumano: Ky është shërbim o zotëri. Nga i nxjerr ti këto. Avokati nuk të detyron o zotëri. Avokati harxhon kohën për ty, harxhon jetën e vetë për të qëndruar pas klientit të vetë. Ku e gjete ti avokatin sekser mo. Nuk mund t’i etiketosh ti avokatët si sekser o zotëri. Nëse ti i etiketon avokatët si sekserë, unë mund të them që gazetarët janë gjobaxhinj. Por nuk e them kurrë sepse gazetarët janë të nderuar. Avokatët bëjnë shërbimin. Nuk mund t’i fyesh dot avokatët ti.

Deda: Ka edhe gazetarë gjobaxhinj. Por ka edhe të ndershëm, edhe kanë kurajon e ta thonë të vërtetën në sy. Jam 10 herë më aktor se ty. Më tregon mua t’i çfarë janë avokatët. Jeni sekserë të sistemit të drejtësië. Unë të them edhe emrin e avokatit që e ka bërë këtë gjë, emrin e studios ligjore.

12 Komente

  1. b
    ben.

    Rilindja the pa dale avokati nga shtepia qe e kane goditur per pronat. Nderkohe e verteta ishte se ky avokat paska qene super i ndershem super i afte, dhe nuk ka kerkuar asgje me shume se cfare klientet kishin shkruar. Fakti qe gjobaxhinjte e rilindjes vazhdojne te sulmojne kete avokat qe per me teper eshte akoma ne rrezik jete, tregon vetem 1 gje , e gjitha ka qene e organizuar nga rilindja me qellimin e vetem kercenimin me jete te te gjithe atyre qe jane te ndershem dhe te drejte ne punen e tyre. Tipike e nje shteti bande.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dakord

      Nuk e ke thënë tamam si saliu por i je afruar. Ato që bëni vetë i dini shumë mirë ju.

      Përgjigjjuni
      1. n
        na myti katunaria me minifund e mikrofon ne dore

        Avokatet ne Shqiperi ne pergjithesi jane "seksere", qe do te thote ne gjyq nuk luftojne me ligjin, por me pazar/oferten me gjyqtarin. Dhe paguan klienti! Zakonisht gjyqin e fiton ai qe ka paguar me shume. Kush thote te kunderten eshte UFO dhe nuk jeton ne Shqiperi. Tjeter maskarallek qe bejne avokatet ne Shqiperi eshte forma e pageses. Te kerkosh pjese ne pasurine qe fiton tjetri simbas ligjit eshte; Jo Etike, Jo e Arsyeshme, Jo e Pergjegjeshme, Jo e ndershme, Jo e drejte, Jo e Perpjeseshme dhe ABUZIVE. Avokati si ne gjithe boten duhet te kete: Çmim per oret e sherbimit dhe Liste te Fee (Five) simbas principit No win No Fee. Fee-te jane mese te kuptueshme, por Fee-ja nuk mund te jete pjese e pasurise se patundeshme qe eshte fituar. Fee-te zakonisht jane % te nje vlere monetare te fituar. Psh. Nje Fee mund te jete 7% e vleres se fituar ne monedhe. Te pakten ne UK dhe ne USA te kerkosh nje Fee per nje shpi te fituar ne ndarje pasurie si pjese ne shpi apo dyqan apo apartamenrt quhet JOETIKE dhe GJYKATA ta kthen mbrapsh. Tjeter gje qe ben gjykata ne USA dhe ne UK: Gjykatesi ka te drejte te shikoje ontratat e pagesave per formen dhe sasine ndermjet Clientit dhe avokatit. Gjykata ka te drejte ta gjykoje nje pagese si jo korrekte, jo etike, te egzagjeruar e abuzive e ka te drejte ta urdheroje avokatin te rishikoje cmimet e ti beje te llogjikshme. Avokatet ne Shqiperi kane kerkesa absuede kur ndjejne se mund te hedhin ne dore pronen e tjetrit vetem sepse bejne punen per te cilen paguhen me ore dhe si shtese edhe me Fee. Abuzimi i tyre natyrisht qe sjell abuzim ndaj tyre. Sistemi shteteror ne pergjithesi por ai i ligjeve e i drejtesise ne Shqiperi eshte ne nivele fund mesjete fundi i feudalizmit ne Europe. Shqiperia ka nevoje uleritese per nje elite qe te ndertoje kornizen morale etike te shoqerise.

        Përgjigjjuni
      2. G
        Geri

        Avokatet jane llumi me liçens

        Përgjigjjuni
        1. T
          Toni

          Sekseret ne te nedhenj jane gazetaret...ne Shqiperi nuk funksionon asgje...ne Europe avokati paguhet mbas cdo imaili apo sherbimi...te vjen fatura...mos paguaj po deshe...ne Shqiperi me kesmet ....ky gjoja gazetari duhet te kete Probleme hormonale...shko bej seks o trim

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tom

            Sistemi I vjeter thote ky...ky sistemi gjoja I ri eshte me katran o patronazhist...kam dosjen ne apel ka 6 vjet nuk eshte bere seanca e pare Ende...trap gazetar

            Përgjigjjuni
            1. f
              fredi

              Avokatet e ndershëm jane te rralle sepse ne përgjithësi luajnë ne mënyre te pa ndershme duke hyre ne pazare me kundërshtarin per te fituar sa me shume,....

              Përgjigjjuni
              1. K
                Konsulenti

                Avokatët janë sekserë profesionistë të liçensuar, për të grabitur hallexhinjtë dhe për tu pasuruar nga salinjtë(!), sepse...drejtësia nuk ka nevojë fare për këta batakçinj dhe PIKË! Ku është shkelja e ligjit, ku ndodh cënimi i tij, sa është mada e dënimit, ta tregon gjykata. Ç'hyn këtu avokat sekseri?!

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dreka

                  Genc Gjob.kutaj po rrjep Saliun jo ky Mengjesi mor te rrjepe disa lepurusha.

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    ENTSOE

                    Ku Jane suflaqexhinjte e Nongrates te Vucidolit, pse vetem Ben I ha suflaqet, shume keq ...!!!!!

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Lola

                      Ky Rumani sekser kalibri. Pa as je parim e pa asnje moral.. si behet kur avokatet behet kur avokatet si Rumano behen perfaqesues te makinacionrve mashtuese te individeve duke sulmuar njerez te ndershem. Mos na hapi barkun ky batakci neper televizione

                      Përgjigjjuni
                      1. C
                        Cen Durimmadhi

                        Jam komshi me Avokat Sokolin. Sme ka rene rasti te kem marredhenie pune me te por si njeri dhe ai dhe familja, jane fantastik. Jane njerrez te thjeshte, e buzagas qe pershendesin gjithe pallatin. Sia kam pare Avionin, Mercedesin, Vilen ne Lalz, apo Rolexin... nuk besoj se i ka keto sepse jeton sh thjesht por ama ka nje motor scooter qe con e merr femijet nga kopeshti. Uroj te sherohet shpejte sepse i duhet familjes, femijeve por edhe drejtesise... gjithashtu shpresojme qe ligji e gjykata te vene dore rende mbi kriminelet qe ngriten dore mbi Avokatin...

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje