Mediat britanike jehonë festës së shqiptarëve për Pavarësinë në Londër: Me “G Class” e “Lamborghini” 120-160 mijë £, flamujt kuqezi “pushtojnë” rrugët

29 Nëntor 2022, 15:17Sociale TEMA

Mediat britanike jehonë festës së shqiptarëve për

"Daily Mail" i ka kushtuar artikull atmosferës që krijuan shqiptarët dje në Londër me rastin e Festës së Pavarësisë.

Qindra shqiptarë dolën në rrugët e Londrës me makina fantastike gjatë natës për të festuar Ditën e Pavarësisë së vendit të tyre.

Pamjet dhe videot e shpërndara në internet tregojnë makina të shtrenjta "Audi", "Range Rovers" dhe "Porsche 4x4", të cilat shkaktuan trafik rreth Westminsterit, ndërsa oficerët e Policisë Metropolitane përpiqeshin të mbanin nën kontroll trafikun e krijuar.

Në videot e publikuara nga "Daily Mail" vërehen burra dhe gra që valëvisin flamurin shqiptar, ndërsa varen nga xhamat e makinave të tyre, të cilat gazeta britanike i ka cilësuar si luksoze.

“Një 'Lamborghini Huracan' ngjyrë vjollce dhe një 'Mercedes G Class', të cilat kushtojnë përkatësisht rreth 120,000 dhe 160,000 £”, përshkruan me detaje "Daily Mail". Diku tjetër, të rejat vishnin fustane tradicionale dhe kërcenin në rrugë.

Fishekzjarret e forta u lëshuan ndërsa vargu i gjatë i automjeteve u binin vazhdimisht borive për të festuar Pavarësinë e Shqipërisë, e cila përkujtohet çdo vit më 28 nëntor.



1 Komente

  1. G
    Genti

    Miellaxhinjtë që nuk kanë punë tjetër treguan "patriotizmin" e kulluar me flamuj kombëtarë. Shtypi britanik na skuqi faqen ne që punojmë ndershmërisht dhe që nuk kishim kohë as të festonim. Tallën topet britanikët me "patriotët" e "ndershëm" shqiptarë që bënin paradë luksi me makina të shtrenjta që dihet si i kanë sajuar. Paradë e turpshme që nuk nderon as Flamurin e as Ditë e Pavarsisë. Nuk e nderojnë Shqipërinë dhe Flamurin trafikantët dhe kriminelët ordinerë, përkundrazi.

    Lini një Përgjigje