Të moshuarit të pakënaqur me bonusin: Me 5 mijë lekë nuk blejmë dot asgjë

10 Dhjetor 2023, 18:50Sociale TEMA

Të moshuarit të pakënaqur me bonusin: Me 5 mijë lekë

Bonusi i fundvitit, nuk i ka kënaqur pensionistët, në Sarandë.

Ata shprehen se çmimet e qytetit bregdetar 5000 nuk mjaftojnë, dhe së paku bonusi duhet të ishte të paktën  10 mijë lekë të reja.

“Më atë 50 mijë lekshin, unë si pensionist , jo unë po të tërë nuk jemi të kënaqur, për arsye se me këto çmime , që janë sot në treg ajo 50 mijë lekshin qe 5 me hiç, fare.

Nuk mundem ta bëj unë festën me ato para me atë 50 mijë lekshin, nuk mundet jo unë po të tërë. ”

“Ehh të paktën ta kishte dyfishuar po ta kishte bërë 100 mundet të kishte njëfarë kënaqësie diçka do bënim për Vitin e Ri.”

“Ta kishte bërë 100 të paktën , ta kishte rrumbullakosur me dy zero.”

Një pjesë e mirë e të moshuarve e kanë tërhequr bonusin, për medikamente të nevojshme, apo detyrime financiare të përmuajshme, ndërsa të tjerë i kanë blerë që tani produkte ushqimore për tryezën e fundivitit.

” Prisha sot i mora antibiotik edhe një ilaç tjetër bën 15 mijë lekë.

Po edhe po s’dolën do na ndihmojnë fëmijët ato ikën u prishen, ca ishin 50 mijë lek dira në xhep gjithë ditën qytetari ku do ven?”

“Po bonusi i fund vitit ?

Nuk bën dot asnjë  gjë, çfarë do bësh do paguash ujin, do paguash dritat, do blesh mish me 15 mijë lekë kg, do blesh djathë çfarë do blesh, po ne e kemi tërhequr por festat e fundivitit do ti kalojmë me mundësitë tona që kemi.”

“E tërhoqëm kemi blerë arra dhe sheqerin se e kemi për tradite të bëjmë bakllava, dhe do ta festojmë me rrogën, është dite e shënuar kjo festë e vitit te ri, atë e kemi tradicionale.”

Saranda këtë vit  është pushtuar, nga atmosfera magjike e festave por duket se të moshuarit me pak të holla në xhep nuk po i gëzohen festave.

10 Komente

  1. H
    Ha ha haas

    Ju sarandiotet mjaft i keni ato 5 mije leket e bonusit,se ju kenaquni qe keni zene vendin e pare per zbukurimet! Kavajasit kane nje fjale te urte popullore: BUKURIA E FYTYRES ESHTE QARI I BYTHES!

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Po pse e shiti Juventus Bonusin apo e bleu Rama tani, lol Bonusi???????!...vetem pensionistet kutojne shqip sot, lol

      Përgjigjjuni
    2. d
      dajlan

      Su be nje here 10000 lek ky bonus per pensionsta qe jane shtresa me e viktimizuar e shoqerise .

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pensionisti

        Mendoj bonusin e pensionistit, t'ja dhurojme deputeteve se nuk kane mu desi per te blere gjelin e detit per Vit te Ri.

        Përgjigjjuni
        1. X
          Xhezo Smokthina

          Vallahi ne pleqtë shumë kërkojmë! Po të kursejmë një çikë se nuk u bë qameti. Ç'është kjo kështu, tërë ditën na ngeli dora në gojë! Mosha jonë duhet të hanë një çikë me kontroll, or vëllezër! I keni dëgjuar doktorët çfarë thonë? Hani sa më pak dhe loznin sa më shumë domino.Ka halle qeveria, o shokë, ka shpenzime të mëdha. I keni parë sa delegacione vijë nga Evropa? Epo ata shejtanët janë mësuar të hani ca si shumë! Nga do i gjejë paratë e varfra qeveri? Ja nga kursimet tona, nga do i gjejë. Apo sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, shkojnë dhe shëmben edhe ato të flamosura vëra që qeveria hap nëpër gjithë ato rrugë që ndërton.....

          Përgjigjjuni
          1. l
            lani

            shtet moterqi i kalbur ne korrupsion

            Përgjigjjuni
            1. Z
              Zoti ju ndimofte !

              Fatekeqesi por dhe shteti aqe mbase ka mundesi ! Po ku jane ata Miliarderet qe i kane vene Miliardat me gjakun e Popullit ! si nuk e hapin zemren te gezojne njehere ne vite keta Pensioniste ! dhe te dhurojne ! vullnetarisht ! .... dreqi e mori ! epo shyqyr ata qe kane Femijet dhe i ndimojne Prinderit e tyre bernda mundesive ..Sa fatekeqesisht eshte te jeshe i pasur dhe te mos keshe nje zemer per ata ne nevoje..

              Përgjigjjuni
              1. Z
                Zoti ju ndimofte !

                Fatekeqesi por dhe shteti aqe mbase ka mundesi ! Po ku jane ata Miliarderet qe i kane vene Miliardat me gjakun e Popullit ! si nuk e hapin zemren te gezojne njehere ne vite keta Pensioniste ! dhe te dhurojne ! vullnetarisht ! .... dreqi e mori ! epo shyqyr ata qe kane Femijet dhe i ndimojne Prinderit e tyre bernda mundesive ..Sa fatekeqesisht eshte te jeshe i pasur dhe te mos keshe nje zemer per ata ne nevoje..

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Pensionisti i Aromës së Bukës

                  Eh, si qënka rreshtuar në këtë foto luftëtarët e paepur të së ardhmes tonë, si dallëndyshet në tel. Duket diskutojnë paraprakisht se çfarë do thonë në mbledhjet e Partisë Socialiste. Janë shumë të shqetsuar se armiqtë e partisë kanë ngritur kokën dhe duan t'u rrëmbejnë pushtetin që shoku Edi e ka siguruar me gjak e sakrifica kundër bejlerëve dhe agallarëve të Partisë Demokratike, armikes më të madhe të Partisë Socialiste, të cilën se zë gjumi për të mirën e popullit tonë, trim, puntore dhe pensiondashës.

                  Përgjigjjuni
                  1. z
                    zhgenjim dhe neveri

                    Rrini derdimena,neper stola parku dhe prisni therrime nga lart,ne vend,qe te shkoni ti zini deren,naten dhe diten hazretit rama,ku deputetet ne kete vend si ne asnje vend tjeter te botes marrin 30 fishin e pensionistit,.qe ka punar si skllav,ne diktature.Luljeta Bozo,u zotua se do te behesh mbrojtse e kesaj shtrese lypsaresh ne kuvend,por asnjehere nuk ka pipetire,kur ndjen qe shperblehet me rrogen e deputetit.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje