VIDEO: Shenja plumbash dhe lule të bardha në shenjë nderimi, pamje nga salla ku u vra gjyqtari Kalaja

7 Tetor 2025, 12:18Sociale TEMA
VIDEO: Shenja plumbash dhe lule të bardha në shenjë nderimi,

Pamjet që shihni tregojnë sallën e gjyqit ku u qëllua gjyqtari Astrit Kalaja, i cili pasi mori tre plumba, humbi jetën. Kalaja u vra teksa lexonte një vendim gjyqësor, si gjyqtari i Republikës së Shqipërisë.

Në tavolinën ku rrinte Kalaja, është vendosur një buqetë me lule të bardha, në shenjë nderimi dhe homazhe për Kalanë, i cili u vra në krye të detyrës.

Në pamjet e siguruara duken dhe shenjat e plumbave në kompjuterin e sekretares, një tjetër në tryezën e trupës gjykuese, ndërsa një e tretë është në kolltukun e një prej gjyqtarëve.

Në lidhje me krimin e rëndë janë arrestuar tre persona, autori i krimit Elvis Shkambi, xhaxhai i tij, Gjon Shkambi dhe punonjësi i sigurisë në gjykatë, Banush Koxhaj.

Autori i krimit qëlloi me armë edhe ndaj palës kundërshtare në gjyq, babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, duke i plagosur. 

Lini një Përgjigje