"Bërtita aq shumë sa m'u morën mendtë", heroi i Interit shpjegon emocionet e golit të fitores

7 Maj 2025, 10:54Sport TEMA
"Bërtita aq shumë sa m'u morën mendtë",

Davide Frattesi ishte ai që shënoi golin vendimtar për kualifikimin e Interit në finalen e Champions League, në fitoren 4-3 ndaj Barcelonës.

“Nuk e di se çfarë ndodhi. Di që kam festuar shumë dhe si i çmendur. Bërtita aq shumë, sa m’u morën mendtë. Shikoja vetëm zi. Për fat, ia dola të vazhdoja. Kemi bërë një punë të jashtëzakonshme si skuadër. Fitorja është për të gjithë tifozët dhe për të gjithë stafin”, tha Frattesi pas ndeshjes.

"Pas Bayern Munchen, mendoja që nuk do të përjetonim dot ndeshje me kaq shumë emocione. Por, kjo është e bukura e futbollit. Nuk duam që të ndalemi me kaq", shtoi mesfushori italian.

Frattesi pranoi se nuk e besonte kurrë që Interi do të fitonte pasi pësoi golin e tretë dhe ndeshja ishte 3-2 për katalanasit.

"Nuk besoja që do të fitonim kur u barazuam dhe kur na përmbysën. Pastaj, kur shënuam golin e tretë, i thashë Thuramit që këtë ndeshje do ta fitonim ne dhe do të shkonim në finale", theksoi Davide Frattesi. 

6 Komente

  1. D
    Dorëm në zemër

    Duhej, sipas perëndisë, të humbnit me 4-5 gola diferencë. Ndodhi e dreqit dhe fituat fatkeqësisht, ndonëse jam tifoso i juaj.

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jorgo

      ti ne fakt je nje koker b.q. me shume mundesi tifoz i Juve merdes ose Milan kakes

      Përgjigjjuni
    2. t
      tifozi plak

      Statistika: Interi ne dy ndeshje vetem 10 gjuajtje ne porte dhe shenoi 7 gola. Barcelona ne dy ndeshje 19 gjuajtje dhe shenoi 6 gola.

      Përgjigjjuni
      1. d
        dorën në bythë

        Lufta ndërmjet perëndisë dhe djallit - fitimtar djalli - Inter.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sara

          njeri qorr nga trute tjetri nga syte te dy bashke beni nje cyryk

          Përgjigjjuni
          1. A
            Anti

            O swara po cke nuk te mjafton politika qe fut brimen tende te qelbur edhe ne sport?

            Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje