Gazetari: Përtej oshilacioneve, Partizani mbylli një sezoni të sukseshëm

6 Maj 2025, 14:53Sport TEMA
Gazetari: Përtej oshilacioneve, Partizani mbylli një sezoni të

Pavarsisht oshilacioneve, Partizani e mbylli këtë edicion me objektivin e përmbushur pjesëmarrjen në Kupat e Europës.

Edhe pse të kuqtë nuk arritën dot që të shkonin në finalen e “Final 4”, për gazetarin sportiv Fatjon Baze, sezoni i të kuqve duhet konsideruar i sukseshëm.

I ftuar në emisionin sportiv “Max Sport” në Euronews Albania, gazetari tha se ndonëse u ngritën dyshime për ecurinë pas largimeve, ndërhyrja e drejtë në kohë e presidentit me rikthimin e trajnerit Skënder Gega në një moment delikat, vulosi rikthimin dhe arritjen e objektivit europian.


“Në këndvështrimin tim, klubi i Partizanit mbyll një sezon të sukseshëm. Kjo për faktin se presidenti i klubit Gaz Demi ka dal i fitur, duke shitur për një shifër rekord titullarët kryesorë të ekipit në merkaton e janarit si Hadrojn, Carën, Rrapajn, dhe MBA.

Disa shitje që kanë sjell të ardhura të majme për klubin, pasi ndodhin për herë të në Superiore shitje të tilla dhe të sukseshme në një merkato janari.

Ky fund tregoi se pavarsisht se të gjithë ishin skeptik se Partizani nuk do arrinte “Final 4”, ishte sërish ndërhyrja e presidentit Demi që vuri veton duke afruar në ekip në një moment shumë delikat trajnerin Skënder Gega dhe në fund rezultoi një sukses duke arritur objektivin pjesëmarrjen në Kupat e Europës”, u shpreh gazetari sportiv Fatjon Baze.

https://www.youtube.com/live/OZ2BripOhRI?si=R7HTph4q7ZTbhBev

1 Komente

  1. A
    Arrow

    Fatjon, ti mund të jesh i mirë për të bërë biznes, por për gazetarë më vjen keq, por ke ngatërruar profesion. Klubi i Partizanit nuk është thjesht biznes, por është markë, djalë prandaj Demi e kompani, nuk duhet ti trajtojnë këto emblema që kanë shkruar histori, sikur të jenë kjoska. Por në këtë vend, ku me vlerat kombëtare nuk merren borde të mirëfillta specialistësh por ngelen në "mëshirën" dhe humorin e disa individëve, ne rrezikojmë që ti humbasim ato. Çdo komb ka memorien e tij dhe jo çdo gjë duhet trajtuar, si diçka e zakonshme në kapitalizëm. Le të marrim shembuj nga Europa ku duam të shkojmë: Bajerni, Reali, Barcelona e kompani menaxhohen nga borde drejtuese dhe presidentët e tyre janë thjesht, menaxher kalimtarë.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje