“Final Four”: Përcaktohet ndarja e tribunave për finalen e madhe të 12 majit, Vllaznia – Egnatia

6 Maj 2025, 12:52Sport TEMA
“Final Four”: Përcaktohet ndarja e tribunave për finalen e

Vllaznia – Egnatia është finalja e madhe e këtij sezoni në kampionatin “Kategoria Superiore”, e cila do të luhet të hënën, më 12 maj, në orën 20:00, në stadiumin “Arena Kombëtare”.

FSHF si organizatore e ndeshjeve të Final Four, ka përcaktuar edhe ndarjen e tribunave për tifozët në finalen e madhe të 12 majit, Vllaznia – Egnatia.

Në sektorin N do të vendosen tifozët e Vllaznisë, ndërsa sektori S do të jetë i rezervuar për tifozët e Egnatias. Në tribunën kryesore, sektorët W101, W102 dhe W103 do të jenë në dispozicion të tifozëve të Vllaznisë, ndërsa në sektorët W105, W106 dhe W107 do të vendosen tifozët e Egnatias.

Të gjitha tribunat e tjera në stadiumin “Arena Kombëtare” do të jenë në dispozicion të tifozëve të dyja skuadrave dhe për të gjithë futbolldashësit e kampionatit shqiptar.

Biletat për finalen e madhe të 12 majit, Vllaznia – Egnatia, mund të blihen online në ebileta.al, si edhe në pikën fizike pranë stadiumit “Arena Kombëtare”.

3 Komente

  1. F
    Finalja e Madhe

    FINALJA E MADHE! Pika finales....

    Përgjigjjuni
    1. Tifozi i Partizonit te Madh qe shketerroi Nongrad

      Urime te dy Ekipeve! Por personalisht do desheroja te fitonte Vllaznia .Club me tradita dhe tifoze te jashtzakonshem. Liebe Grüße an Thomas Bredaric von einem Patizan und Bayern München Fan!

      Përgjigjjuni
      1. R
        Reply to Tifozi i Partizonit te Madh qe shketerroi

        Tifoz i Partizonit te Beogradit je ti serbi i vogel?

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje