Dankan Ferguson ka mësuar vetëm nëpërmjet një dokumentari të transmetuar në BBC me titull “The Crime Bosses who Terrorised a City” se është shoqëruar me personat më të rrezikshëm të Britanisë së Madhe pa qenë në dijeni të anës së tyre të errët.
“Kur pashë dokumentarin gati sa nuk humbja ndjenjat. Unë darkuar, kam luajtur bilardo dhe kam kaluar shumë kohë me shumicën prej tyre. Madje disa i kisha ftuar në dasëm. Ata kujdeseshin për mua dhe interesoheshin për gjithçka. Nuk mund t’i besoja syve kur i pashë në dokumentar”, tha ish-lojtari i Evertonit dhe Njukasëllit.
Ferguson tregon se nuk kishte idenë se kush ishte Mark Kuin, njëri prej bosëve të drogës, i cili u arrestua vetëm në 2022-in. “Ishte i respektuar dhe të gjithë e kishin frikë, por ishte një njeri me zemër të madhe. Sa herë uleshim bashkë e kisha thuajse të pamundur që të paguaja”, tregon Ferguson.
Lini një Përgjigje