Elseid Hysaj ishte një ndër protagonistët kryesorë të Lacios dje, që mposhti Empolin falë golit të asistuar nga mbrojtësi shqiptar.
Hysaj asistoi në minutën e parë, ndërsa la skuadrën me 10 lojtarë në pjesën e dytë. Ishte minuta e 76-të, kur Hysaj u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë brenda sfidës së Seria A.
Në Itali kanë zbuluar se Pedro e paralajmëroi Hysajn pas kartonit të parë të verdhë. Sulmuesi spanjoll u aktivizua në minutën e 70-të dhe vrapoi për te Hysaj duke i thënë: “Përdor mendjen, e ke një karton të verdhë”.
Për fatin e mirë të Hysajt, kartoni i kuq nuk pati ndikim te rezultati. Tri pikë të arta u fituan dhe Lacio mban gjallë shpresën për zonën Champions, duke pasur po aq pikë sa Juventus dhe Roma.
Lini një Përgjigje