Interi “fluturon” në finalen e Champions League, zikaltërit eleminojnë Barcelonën mes thrillerit

6 Maj 2025, 23:46Sport TEMA
Interi “fluturon” në finalen e Champions League,

Interi është kualifikuar për në finalen e Champions League.

Pas barazimit 3-3 në ndeshjen e parë, edhe akti i dytë u mbyll në të njëjtat shifra, ndërkohë për të përcaktuar fituesin u desh koha shtesë.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë, me të dyja skuadrat që u hodhën menjëherë në sulm.
Për të ardhur te goli, zikaltërit “rrëmbyen” një top para zonë, me Dumfries që shërbeu mjaft mirë për Lautaron, i cili e kishte lojë fëmijësh që të shënonte.
Katalanasit provuan të reagojnë, por hasën mjaft vështirësi.

Në fundin e pjesës së parë, Mkhitaryan fillimisht dhe më pas Çalhanoglu shkaktuan “dridhërima” teksa iu afruan golit të dytë.

Nuk kishte mbaruar ende asgjë nga ky fraksion i çmendur, pasi të besuarit e Inzaghit fitojnë penallti pas një pengimi të Lautaros, me 11-metërshin që u përkthye në gol nga Calhanoglu.

Ekipi i Flick u fut në lojë në fillimin e pjesës së dytë me golin e Garcia. Për të barazuar shifrat mendoi Olmo.

Raphinha përmbysi ndeshjen por në limite Acerbi dërgoi ndeshjen në shtesë. Në shtesë, Interi ia doli me golin e Frattesit. Në finale, italianët presin fituesin e Psg-Arsenal.

3 Komente

  1. J
    Jorgo

    Ndeshja me legjendare ne historine e Champions

    Përgjigjjuni
    1. m
      mixha

      2010-a serish

      Përgjigjjuni
      1. D
        Donadoni

        Qenka shkruar t’a fitoje PSG kete vit. Me vjen keq te shoh skuadra italiane te katandisura te luajne si Greqija ne Euro 2004..

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje