“Unë mendoj se infrastruktura e futbollit italian është për turp.” Gjykimi i presidentit të UEFA-s Aleksander Ceferin është i ashpër, i intervistuar nga ‘SportMediaset’, ai merr shkas nga refuzimi i fundit i “San Siros” si stadium kandidat për të pritur finalen e Ligës së Kampionëve:
“Ju jeni një nga vendet më të mëdha të futbollit, keni fituar shumë Botërorë, Kampionate Evropiane, Liga Kampionësh. Dhe në të njëjtën kohë, mes shteteve të mëdha prej vitesh keni infrastrukturën sportive më të keqe. Jam shumë i zhgënjyer dhe i lodhur për infrastrukturën, sepse gjithçka që dëgjoj janë vetëm fjalë. Shpresoj që Italia të bëjë diçka në këtë drejtim. Klubet kanë nevojë për ndihmën e qeverisë, bashkiv. Është koha për të reaguar, sepse situata është shumë e keqe”.
Për momentin, Ceferin mbetet optimist për një rikuperim në kuadër të Euro 2032: “Nuk jam ende i shqetësuar. Mendoj se tani edhe qeveria e ka kuptuar se duhet të bëjë diçka. Kam shumë besim te Gabriele Gravina, i cili është zëvendës presidenti im i parë. Ai do të bëjë gjithçka për të mbushur boshllëkun. Jam i sigurt se Italia do të jetë vendi organizator i Euro 2032”.
Qe jan per turp e faqe te zeze kjo eshte e vertet sidomos ato stadiume qe jane ne varesi te bashkive sidomos ai i firenzes
Gjuha qe perdor ky pleehra, fytyre prenka eshte e pa justfikueshme! Turp! Ka menyra te tjera me dipllomatike. FIFA, UEFA jane vatrat e korrupsionit dhe te pa kontrollueshme. Sistem monopol i neveritshem! Shiko kete gomarin president te futbollit tonin. Ka mbi njezet vjet ne krye, a thua nuk ka kush ta zevendesoje! Kjo eshte UEFA e korruptuar!