Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës për Ligën e Kombeve e zhvilluar në Bukuresht u ndërpre dhe nuk do vijojë më për shkak të thirrjeve raciste që ultrasit vendas bënë kundër shqiptarëve në mënyrë të përsëritur. Edhe pse vendimi për mos dalë në fushë dhe pse loja donte vetëm një minutë të përfundonte dhe rezultati ishte 0-0 me dominimin e Kosovës, shqiptarët tej Drinit mund ta humbasin ndeshjen në tavolinë.
Por çfarë thonë rregullat e UEFA-s kur kemi të bëjmë me raste të tilla?
Neni 29 i UEFA-s refuzimi për të luajtur dhe raste të ngjashme i shpjegon të gjitha.
Nëse një klub refuzon të luajë ose është përgjegjës për një ndeshje (përfshirë çdo gjuajtje penallti) që nuk zhvillohet ose nuk luhet plotësisht, Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s e shpall ndeshjen të humbur nga klubi/kombëtarja në fjalë.
Për më tepër, nëse rrethanat e rastit e justifikojnë këtë, Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s mund të vendosë çdo masë disiplinore të mëtejshme që konsiderohet e përshtatshme për klubin/kombëtaren në fjalë, duke përfshirë përjashtimin nga gara.
Neni 29.02
Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s mund të vërtetojë rezultatin ashtu siç ishte në momentin kur ndeshja u pezullua nëse rezultati i ndeshjes ishte në dëm të klubit/kombëtares përgjegjës/e për pezullimin e ndeshjes.
Neni 29.05
Pas marrjes së një kërkese të arsyetuar dhe të mirë-dokumentuar nga klubi/kombëtarja e dëmtuar, administrata e UEFA-s mund të caktojë një shumë të kompensimit për humbjen financiare.
nuk jeni fort te sakte me keto nene. Ka dhe nje nen tjeter qe nuk lejon fillimin e ndeshjes nese ne stadium ka pankarta me ide rraciste apo percmuse . Me nje fjale albitri duhej te ndalonte ndeshjen e te nxirrte jashte stadiumit tere turmen qe brohoriste kundra Kosovareve
O Tefë! Shqipëria në ndeshjen e fundit jashtë fushe ishte përballë një situate të tillë, ne stadium kishte jovec pankarta kundër kombit tonë por edhe përdhosje e flamurit tonë dhe nuk reagoi askush. Beni si them unë, po mos bëni si bej unë i thonë kësaj....
Atehere edhe ne duhet te bertasim kundet cekise qe ata te len lojen dhe ne te marim mfeshjen ne tavoline!!!!
Ngelen duke u zene kosovaret. Shkojne per Wrestling jo per futboll.
"10", jo, ata shkuan dhe luajten futboll duke qene superior ndaj rumuneve. Vendimi per t'u larguar nga fusha ishte mese i drejte, ndoshta pak i vonuar.
Edhe humbja në tavolinë është e drejtë, ndonëse pak e nxituar...
Shqipet e Kosoves shkuan per futboll,dhe ishin shume te karikuar per te marre rezultat pozitiv, ne qofte se ata fashistet rumune do i pershtateshin vetem futbollit, asgje nun do kishte ndodhur,aq me keq qe ironizojne edhe zyrtaret e larte Rumune mbi ate ç'ka ndodhte ne shkalket e stadiumit,dhe madje ne menyre te perseritur. Skuadra vendase eshte e detyruar ti pergatise kushtet skuadres udhetuese,sipas standarteve te uefa fifa, pikerisht per te luajtur futboll,gje qe nuk ndodhi,kjo eshte e verteta,dhe pastaj,ne qofte se zyrtaret e korruptuar te qeverrise europiane te futbollit ,nuk zbatojne ato qe vete i kane shkruar si rregulla ,Kosova,me mire te denohet,por ama nuk humbet fytyren ne asnje menyre.
Fytyrën!?. Ata nuk e njohin Kosovën si shtet ti flet për fytyrë! E vetmja përgjigje që meritonin rumunët mbrëmë ishte ajo që deklaroi Amir Rahmani Kosova është Shqipëri! Kjo u kishte mbyllur gojën atyre Prandaj respektoni kombin shqiptar o idiotë...
KE TE DREJTE SHTJEFEN