Derbi, Shehi: Nuk vendoset titulli; Kolela: Jemi të qetë dhe gati për fitoren

16 Maj 2023, 16:35Sport TEMA

Derbi, Shehi: Nuk vendoset titulli; Kolela: Jemi të qetë dhe gati

Tirana dhe Partizani luajnë nesër në orën 18:30 në "Air Albania", me ndeshjen derbi që vlen për javën e 33-të në Superligë. Dueli pritet deçiziv për titullin kampion, me Tiranën që kryeson Superligën me dy pikë para rivalëve të kuq.

Për mediet, trajneri Orges Shehi u shpreh se kanë disa mungesa, ndërsa Abazaj është gati për të luajtur.


Për Orges Shehin, ndeshja e nesërme derbi nuk është vendimtare për titullin kampion.

"Nëse fitoni nesër mund të themi që është mbyllur çështja e titullit? Janë dhe tre ndeshje të tjera. Kjo është ndeshje shumë e rëndësishme vendimtare, por jo përfundimtare. Çdo skuadër shkon drejt objektivit. Në këto tre ndeshje ku çdo skuadër është brenda objektivave do të jenë të vështira. Nuk mendoj se është përcaktuese nesër se kush fiton do të vendosë titullin", tha mes të tjerash Shehi.

Nderkohe trajneri  i të kuqve Kolela ka vlerësuar kundërshtarin, ndërsa do donte të ishte si futbollist në një ndeshje të tillë.

“Derbi vendimtar? Është ndeshje e vështirë sepse përcakton fatet e sezonit pasi kemi diferencë 2 pikë. Të bësh këtë punë, duhet të përballesh me ndeshje të tilla. Jemi mirë, po përgatitemi mirë.

Si rrallë herë nuk kemi probleme dhe mungesa si në ndeshjet e kaluara që kemi pasur. Jemi në kushte shumë të mira dhe jemi të qetë”, u shpreh Kolela.

Lini një Përgjigje