Kristjan Asllani nuk arriti dot të merrte asnjë minutë ndaj Barcelonës në gjysmëfinale të Champions League në dy takimet. Megjithatë, mesfushori kuqezi është tepër i lumtur për kualifikimin. Asllani dha një prononcim për “Klan Kosova” pas kualifikimit të zikaltërve në finale.
“Jam shumë i lumtur, e dinim që ishte një ndeshje shumë e vështirë. Kam tre vite tek Interi dhe kemi shkuar dy herë në finalen e Champions League. Edhe pse po luaj pak jam shumë i lumtur. Kemi një finale për të luajtur. Kemi kohë edhe për kampionatin, kurrë nuk i dihet çfarë mund të ndodhë.
Ndaj Barcelonës kanë qenë dy ndeshje shumë të bukura edhe për tifozët edhe për teleshikuesit. Jemi të lumtur për këtë spektakël që kemi dhuruar, por edhe Barcelona ka luajtur shumë mirë, është një skuadër shumë e fortë.
Çfarë mesazhi ke për fansat, edhe pse do donin të të shikonin në fushë? Nuk më intereson kjo gjë sepse skuadra më ndihmon çdo ditë.
Kombëtarja? E di shumë mirë çfarë kanë bërë shqiptarët për ne në europian. E dimë që për një muaj kemi një ndeshje shumë të rëndësishme në Tiranë, i presim tifozët se na duhen”, u shpreh Asllani.
ARSLLANI, po të luaje ti, do bëja tifo për Interin - ty. Dorën në bythë - objektivisht Interi duhej të hante nja 4- 5 gola të mirë dhe ju n 1 ose 2 gola. Fitore e dreqit mbi perëndinë i thonë kësaj maskarade futbolli ku injoranca ngadhnjen mbi inteligjencën. Të dhjefsha futbollin ! Penalltia ishte dhuratë pasi arbitri polak vështroi vetëm pamjen me perspektivë pas shinës së lojtarëve. Kur kamera kap pamjen me perspektivë para gjoksit të lojtarëve, shumë qart bie në sy se mbrojtësi barcelonas shkelmoi topin dhe pasoi përplasja këmbë- këmbë.
O Asllan ti je vec nje rrembythje ,rembythje te kombetarja jone dhe plehre te interi ,tani gjej ndonje ekip te dores se trete se boll na ke care trapin
Ia marrsh të ligat. Është alfa e kombëtares. Po të mungojë në ndonjë lojë, do shohësh ngathtësinë e sforcuar tek lojtarët kur nisin të ndërtojnë lojën. Asllani - YLLI YNË !
Edhe pse ne stolin e Interite per kte ndeshje, eshte merite. Kristjan, urime dhe suksese ne finale