
Klubi i Kukësit, ka zyrtarizuar këtë të diel, trajnerin e ri, që do të pasojë në stol të larguarin, Skënder Gega.
Enkeleid Dobi, do të jetë trajneri i ri i verilindorëve. Zyrtarizimi ka ardhur nga vetë klubi i Kukësit, nëpërmjet një komunikate në faqen zyrtare. Përveç trajnerit, do të prezantohet edhe drejtori i sportiv.
Dobi merr drejtimin e Kukësit pas një eksperience në Poloni, ku ka drejtuar skuadrat Gornik Polkoëice dhe Widzew Lodz.
Ndihmëstrajner i Kukësit do të jetë një emër shumë i njohur për klubin verilindor, Ylli Shameti.
Lini një Përgjigje