Juventus nuk e toleron sjelljen e Dusan Vlahovic në fundin e ndeshjes së Serie A ndaj Genoas të mbyllur në barazim 0-0. I tensionuar edhe nga rezultati, serbi koleksionoi dy të verdha brenda një minute (92 dhe 93) pasi protestoi kundër një vendim të arbitrit që akordoi faull në favor të portierit të Genoas.
Kështu, Juventus e ka ndëshkuar Vlahovic duke e gjobitur me një shumë prej 70.000 eurosh teksa drejtuesit kërkojnë që lojtarët të shmangin kartonët e panevojshëm dhe të tregohen të disiplinuar në fushë pasi nuk mund të penalizojnë të gjithë skuadrën.
Në rastin konkret, Vlahovic do të mungojë në ndeshjen e radhës ndaj Lazios, aty ku nuk do të jetë as Milik për arsye dëmtimi. Trajneri Massimiliano Allegri është i detyruar të aktivizojë Moise Kean që gjithashtu nuk është në gjendjen e tij optimale.
Lini një Përgjigje