
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka folur pas ndeshjes, ku skuadra e tij barazoi 2-2 me Salernitana, në një sfidë ku nuk munguan polemikat dhe tensioni.
Në fund të ndeshjes, Juventusi shënoi golin e përmbysjes me Milik, por u anulua për pozicion jashtë loje, çka solli edhe një reagim të ashpër nga bardhezinjtë, pasi pretendonin, se goli ishte i rregullt, me Candreva që e mbante në lojë Bonuçin.
Për këtë ka folur edhe Allegri, i cili tha se duhej të vendosej pamja me Candrevan, ndërsa shtoi se me VAR skuadra e tij këtë sezon nuk ka pasur fat.
"Le të analizojmë ndeshjen. Bëmë 20 minuta shumë mirë, pastaj pas golit u ndalëm. Ishte hera e parë që ishim në disavantazh dhe kurioziteti im ishte të shikoja se si do të reagonim. Nuk reaguam mirë. Pastaj në pjesën e dytë bëmë një ndeshje të mirë. Na vjen keq sepse mund të kishim shkuar dy pikë përpara, tani duhet të lëmë mënjanë gjithçka për të mërkurën.
Salernitana luajti një lojë të mirë dhe më duhet të përgëzoj Nicola-n që po bën një punë të shkëlqyer. Në minutat e para ata ishin në telashe, por ne nuk arritëm të shënonim, u balsamosëm. Në pjesën e dytë bëmë mirë për 15 minuta, por nuk mjaftuan.
Goli i anuluar? Nuk mund të jap interpretime sepse nuk jam arbitër, duhet të pranosh vendimet. Mendoj se arbitri ishte i saktë. Në portë do të doja të shija imazhin ku mund të shihet Candreva i cili është para topit ku realizohet aksioni. Do të doja të shihja nëse ka një imazh që tregon nëse Candreva ishte në lojë apo jo. Që në fillim të sezonit jemi pak të pafat me këtë VAR", tha Alegri.
Lini një Përgjigje