Tare i “shkel syrin” Milanit: Kanë ekip të mirë dhe mund të luftojnë për titull!

10 Prill 2025, 16:01Sport TEMA
Tare i “shkel syrin” Milanit: Kanë ekip të mirë dhe

Igli Tare vijon te mbetet në listën e dëshirave të Milanit për drejtor sportiv në sezonin e ardhshëm. Ai është profili i preferuar nga Ibrahimnovic, i cili është gati që t’i besojë detyrën për të ringritur skuadrën në merkato.

Një nga detyrat e para mund të jetë dhe përzgjedhja e një pasuesi për Conceicao-n.

“Nuk mund të them asgjë, por Milan ka një ekip të mirë që mund të luftojë për titull”, ky është mesazhi që dha së fundmi Tare në një prononcim që dha për Tring.

Sa i përket kandidatëve për trajner, ku janë përmendur emra si Allegri dhe Conte, ai ka këtë mendim: “Max dhe Antonio janë dy trajnerët më të mirë italian”.

Nuk kanë munguar vlerësimet dhe për punën fantastike që ka bërë Simone Inzaghi tek Inter: “Ka qenë i destinuar, e kam thënë gjithmonë. Ka ende gjëra për të përmirësuar”

1 Komente

  1. p
    pjeter

    Tare ka mundesi te punoje edhe per realitete me te vogla,te mos ngelet duke shkelur syrin, sepse rrezikon te behet çakerr,nuk i dihet pastaj, edhe mund te shofesh gjerat keq!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje