Aventura e vajzave austriake që "braktisën" Vjenën për jugun e Shqipërisë

24 Maj 2022, 10:31Turizëm Mitro Çela

Aventura e vajzave austriake që "braktisën" Vjenën

Kohë më parë isha në Përmet. Në mengjes zura vend në restorant. Dy vajza të huaja bisedonin. Nuk merreshin vesh me banakieren.

Duke luajtur rolin e përkthyesit, nisa bisedën me vajzat.

Të dyja ishin nga Vjena. Kishin ardhur në Përmet me biçikletë!

Sgurdullova sytë! Përsërita pyetjen…

Më treguan biçikletat. Deri në Itali, me biçikletë. Pastaj në traget. Zbritën në Durrës. Morën rrugën për në Sarandë. Me biçikletë. Natën e parë fletën në Himarë. Natën e dytë qëndruan në Sarandë. Deri në Gjirokatër udhëtuan me autobus.

-Gjirokastra është fantastike,- tha një nga vajzat.

- Nga një ballkon, zgjata dorën dhe vendosa kapelen mbi minarenë e një xhamie! Këtë batutë, në fakt e kam lexuar në një libër të Kadaresë.

Nuk e kuptova, pse ishte qëlluar me plumb monumenti i Çerçiz Topullit? Fantastik sokakët. Madhështore kalaja. Topa. Mitrolozë. Bile edhe një aeroplan I zënë rob!

-Ne, na pëlqen të ushëtojmë me biçikletë,- thotë vajza tjetër.

- Kemi edhe një shoqatë. Çdo vit qindra austriakë shkojnë në Vjetnam, vetëm për për të bërë xhiro me biçikletë! Është një sport shumë i bukur!

Shqipëria do ishte një vend ideal për biçikleta. Ka terren fantastik. Vende të virgjëra. Vjetnami është larg. Por pse austriakët shkojnë në vendet e Azisë?

Sepse atje ka organizim. Ka kulturë turistike. Atje, ciceronët nuk I kërkon. Ata të rrëmbejnë. Në Shqipëri mungojnë gjëra të vogëla, por siç thotë populli juaj:

“Për një pe e një gjilpërë, vete dëm një thes I tërë?!”

Së bashku me vajzat shkuam në lixhat e Bënjës. Kuptohet. Ato me biçikleta. Ne me makinë. Pimë kafe tek “Hani i Coles”, i ndërtuar nga një çift përmetarësh, buzë një kroi, nën hijen e rrapishteve.

Vazhduam drejt lixhave. Një urë mesjetar me harqe. Pylli me bredha, plantacioni më i madh ne Ballkan.

Përroi i Langaricës. Kanonet me famë. Vajzat aty për aty vendosën: “Do lëmë biçikletat dhe do t'i ngjitemi malit të Nemërçkës më këmbë. Kemi lexuar dhe duhet të shohim “Shpellën e gomaricës!” Na kanë thënë se këtej rrotull ka edhe dhi të egra?!”

U kthyem në Përmet. Dy çifte me turistë nga Japonia. Pyeta: Pse në Përmet? Shoqëruesja më thotë:

-Japonezët kishin parë internetin. Kishin gjetur tre kisha të lashta. Kishën në Kosinë. Kishën në Badëlonjë dha atë të Leusës…

Po kështu kishin dëgjuar se diku afër qytetetit nxirret një pllakë guri. Është aqë e bukur, sa që aktoria Kidman, ka veshur me këto pllaka, vilën e saj në Australi…

U ndamë me vajzat nga Vjena. Shkëmbyem adresat në internet. Pas dy javëve në postën time elektronike mbriti haberi I parë:

“ …Me biçikletë udhëtuam nga Këlcyra, në Sinjë dhe mbritëm në Berat! Një natë fjetëm në një stan. Nata mw e bukur e jetës sonë! Kalaja e Beratit? Vështirë të gjesh një të dytë në Ballkan. Pikturat e Onufrit janë bërë pjesë e imagjinatës sonë?...

-Fjetëm një natë në Krujë. Pazari i Krujës ishte si një copë nga mesjeta…

Vitin tjetër do rikthehemi në Shqipëri. Në grup…Anullnuam Vjetnamin…

24 Komente

  1. T
    Tani

    A e kuptuat ndopak o vajza shqiptare që kërkoni sponsora me lekë, hotele dhe salltanete pafund dhe në plazh na dilni me buzëkuq dhe me xixa surratit. Plaseni në shezllon dhe vetëm i shisni mend njëra-tjetrës në rrjetet sociale....Lexojini dhe mësoni që gjërat më të bukura në jetë kushtojnë shumë pak, janë larg lluksit se lluksi në fund të fundit është thjesht një tekë.... por këto gjëra të zgjerojnë mendjen dhe trurin dhe të mbushin shpirtin. Ky quhet turizëm kulturor, që e praktikojnë të gjithë të rinjtë europianë: objektivi kryesor është zbulimi i pasurive kombëtare, i së kaluarës historike, mënyrës së jetesës në një rajon dhe njohja e banorëve vendas. Bëhuni pak vajza të zgjuara se jeni të zgjuara boll, por e keni shumë të fokusuar mendjen te plaçka, paraja dhe lluksi dhe te jetesa vanitoze dhe boshe.

    1. A
      Artan

      Bravo Tani, shume sakte

      1. T
        Torino

        O Tan!Duke e lexuar komentin tend me erdhi ne mendje nje histori e vertete qe i ndodhi nje te njohuri tim kur erdhi ne Tirane te hapte nje aktivitet(te casa Italia por per respekt te privacy po e le me kaq).Po bente kollokium(Colloquium) me te rinjte qe do punonin aty dhe nje nga pyetjet ishte:Automunito?(Keni makine?).Me tha te gjithe mu pergjigjen PO.I pyesja me tha qe ne pune do vinin me makina apo jo,dhe te gjithe te njejten pergjigje-po jo mor burre-eshte autobuzi qe te bie falas deri ketu(nuk e di ne eshte akoma apo jo).Epo mire vazhdonte miku-po makina per ju duhet atehere?Ne mentalitetin e italianit makina eshte nje mjet qe te shpie ne pune gjate javes dhe me pushime te shtune/te diele.Po jo ne Shqiperi.U cudita me tha kur nje djale i ri pyetjes per se te duhet makina mu pergjigj:Kur kam leke i hedh nafte e bej xhiro neper Tirane.E mbylla gojen shoku.Dhe me erdhen ne mend fjalet e dikujt:THJESHTESIA E ZBUKURON NJERIUN.

        1. h
          herkule

          BRAVO PO KUSH TE DEGJOJE SHPIRTETRAT E RRECKOSUR???

          1. L
            Lini një Përgjigje

            Tani nuk mund ta kishte shkruar me mire. Shume mire keto vajzat austriake e japoneze. Shembull per te gjitha vajzat (por edhe djemte) shqiptare. Vajzat e sotme shqiptare e kane shpirtin bosh a shikojne vetem makina e iphona e cfare mund te marin prej teje. Une jashte shtetit e kam metrone te paguar nga puna gjithe muajin... por nqs nuk eshte kohe e keqe perdor gjithsesi bicikleten 20 km ne dite, ndonjehere gjithe javen.

            1. P
              Progon Pollogu

              TANI, defekt edukate. Ndër ne mbisundon kultura e jetës boshe, zhurmë cicash, shalë pelash, lëvizje erotike, vetëspikatje në ambiente publike konsumi (klube, restorane, plazhe, kafene. Krejt me karar, jeta do dhe argëtim bosh. Mediterani iliro -romak. Nuk është dukuri e sotme. Mirëpo, ndër ne, nga burgu i "lumturisë", latenca (dëshira e ngufatur brenda nesh në dhjetëvjetësha, brez pas brezi) i hapi rrugë banaliteteve pa përmbajtje. Shoh suedezët, rrugëve që i kalojnë ditëpërditë, me autobus, tren, kohën e mbushin me lexim. Nisem nga vetja, jetoj larg dhe vit për vit dëshiroj, por nuk planifikoj, të vizitoj SHASIN, vendin më kuptimplotë iliroshqiptar dhe nuk jam duke e realizuar këtë dëshirë. SHASI, parë nga perspektiva e vendeve - shtete të Perëndimit, por edhe e fqinjëve tanë - po të kishin lidhje historike, do ishte PIKË KULTURORE TURISTIKE me famë botërore tej Akropolit. Jemi të mangët institucionalisht. Fati i popullit tonë, me fajin tonë, ka rënë në duart e shqiptarëve të zbehtë, ose thjesht në duart e shqiptarëve shqipfolës, a la BDI në Maqedoninë shqiptare, ne duart e Ramës që udhëron shembjen e teatrit dhe zhdukjen e Memorialit Historik të Kukësit 1913, të S. Berishës që lejon shembjen e kullave mesjetare për të hapur shtrat rruge autostradës, n v që këto kulla të ndodheshin pranë autostradës e të kishin trajtimin e thesarit kulturor kombëtar. Kujt nuk i bie ndërmend të themelojnë shkolla të artit popullor ku do kultivoheshin e gjallëroheshin VALLET e këngët tona burimore si thesar kulturor dhe efekt turistik. Shkolla vere për të huajt të mësonin shkathtësinë e vallëzimi të valleve tona e të përhapej kultura muzikore etnoshkencore dhe turistike në mbarë kontinentin evropian e në mbarë botën. Ah, sa lakmojnë në heshtje të tjerët që kjo pasuri oqeanike ilire-shqiptare të zhduket e flaket bashkë me ne. Injoranca institucionale, së pari, dhurata më e madhe falur armiqve tanë.

              1. M
                Mitra

                ke harruar cigaren ne goje!

              2. L
                Lani

                E le humorin Mitro?! I je futur guidave turistike????? Hallall!

                1. P
                  Primetari

                  I Respektuari Mitro, me sa Duket qenka "Ftohur" me "Esmerken", dhe paska filluar tu vardiset biondeve me Bicikleta te Vienes... Ska faj i shkreti, duhen ndjekur mesimet e te Madhit(ne kete fushe) Fatos Nanoo!!!

                2. V
                  Vasil

                  Humor e ka dhe kete! U qerrofsha nese Mitro ka takuar keto vjenezet!

                  1. D
                    Detari

                    kapi minarene e xhamise me dore thote vajza. Evropa na shikon si mbetje islamike, turp. Nje turist nje viziton skiperin shikon minare dhe gra te mbuluara kudo gjera qe nuk kemi patur para 20 viteshe. Brenda 20 vitesh u berem popull islamik, imagjinoni per 20 vite te tjere do kemi ndrruare flamurin se gjuhen e kemi bastarduar ku svete me.

                    1. a
                      anti25642654censurë

                      detar e ka pas gabim vajza kur shkruante "var kapelen në minaren e xhamisë" duhet të kishte thënë "ngul detarin në majë të minares,dhe kënaqem kur shoh që i çahet bytha copë"! të qifsha robt,të qifsha!!

                      1. D
                        Detari

                        pse te djeg o islamik, te vjen turp qe je mutliman?

                        1. G
                          Gaqi

                          Gati suflakia per darka. Ofeon mitropolia e janulas

                          1. D
                            Detari

                            futja ne turqisht se nuk kuptohesh o bekir sunit.

                          2. a
                            anti25642654censurë

                            detar o të shkërdhefsha robt mua më djeg sepse nuk mund të pranoj që në këtë vënd të ketë vënd për islamistë fondamentalistë dhe kristianë fondamentalistë!! o rob shkërdhyer,shqiptari është shqiptar,çfardo lloj besim që ka,e po aq shqiptar dhe për mos besimin që ka!! o rob shkëdhdhye dhe tru dhjerë,ti nuk je shqiptar,ti je qën fondamentalist njëlloj si ata qënt islamist të erdoqënit a të induve të modit!! ju jeni qënje të ndyra që urreni gjithçka tjetër që nuk përputhet me idiotësinë që keni të ngurtësuar në tru!! o qën,çdo njeri ka zgjedhjen e tij në jetën e tij,mjafton të mos i bjerë në qafë dikujt tjetër!! por jo,qënje si ti,i duan të gjithë në krahun e tyre,i duan të gjithë me hir a me pahir në rreshtin e tyre,i duan të gjithë të nënshtruar dhe monokulturë si ti!! prandaj më djeg sa herë që të lexoj,prandaj si përgjigje të jap gjinjë një "të shkërdhefsha çtë mban pragu i shtëpisë"! të tjerat nuk kanë vlerë!!

                      2. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                        Bravo goca, ju lumtë lidhë !!!

                        1. K
                          K

                          Hani hurdha dhe boni gajret !!!

                          1. P
                            Poli

                            Ne Shqiperi pa makine vdes....nuk ka transport publik....ktu ku jam une wshte shpenzim I kote ....perdoret biciklets shume.....

                            1. n
                              nord.al

                              E bukur. Nuk thot per Shqiperine por per jugun w Shqiperise.

                              1. X
                                Xha braho

                                Jemi ende te aparenca, nuk kemi mbrit te kultura, letersia, dija, argetimi, tradita, natyra, njerzit etj. Turistet marin informacion para nje turi. Kur kthehen lexojne perseri mbi gjerat qe kane hasur dhe plotsojne njohjen e vendeve dhe popujve te ndryshem. Bravo vajzat, Fantastike.

                                1. A
                                  ALI PASHAI

                                  Bravo Mitro Cela .pasi na shkrove kohe me pare mbi "AVENTURAT, TUAJAne kohe te MONIZMITdhe ne kohe te SALES tani duhet te na cuditesh me fa tazzine tende tani ne kohe te pleqerise .Po si nuk takove dy djem por takove dy vajza a i vrare po pse i Cove ne BERAT apo per ti tregua se SKENDERBEU vetem ne BERAT eshte mundur sepse nga AUSTRIAKishte edhe ai shkrimtari qe nenen e HEROIT TONE KOMBETAR na e bere slave. Pse nuk i come ne LEZHE apo ne SHKODER apo keto qytete jane pa kala .te pakten ti kishe kaluar nga Kavaja qe te mund te kishhin pare kalane e Peqinit.

                                  1. A
                                    ALI PASHAI

                                    Bravo Mitro Cela .pasi na shkrove kohe me pare mbi "AVENTURAT, TUAJAne kohe te MONIZMITdhe ne kohe te SALES tani duhet te na cuditesh me fa tazzine tende tani ne kohe te pleqerise .Po si nuk takove dy djem por takove dy vajza a i vrare po pse i Cove ne BERAT apo per ti tregua se SKENDERBEU vetem ne BERAT eshte mundur sepse nga AUSTRIAKishte edhe ai shkrimtari qe nenen e HEROIT TONE KOMBETAR na e bere slave. Pse nuk i come ne LEZHE apo ne SHKODER apo keto qytete jane pa kala .te pakten ti kishe kaluar nga Kavaja qe te mund te kishhin pare kalane e Peqinit.

                                    1. M
                                      Mitra

                                      Nqs kane vajt me autobuz ne Gjirokaster, atehere nuk kane pergatitje fizike te duhur per bici. Ngjajne me shume me aventuriere qe kerkojne te "perplasen" pyjeve. Ne Austri askush s'jua hedh qurret besoj. Kjo ne foto paska dhe skolioze lumbare

                                      Lini një Përgjigje