FOTOT: Shtegu i Ngjyrave në parkun e Korab-Koritnikut, destinacion i turistëve izraelitë

31 Maj 2022, 10:47Turizëm TEMA

FOTOT: Shtegu i Ngjyrave në parkun e Korab-Koritnikut, destinacion i

Shtegu i Ngjyrave, pjesë e parkut natyror Korab-Koritnik, po tërheq gjithnjë e më shumë të apasionuarit pas natyrës dhe ngjitjeve në mal.

Fundjavën që lamë pas ky shteg u vizitua nga vizitorë nga Izraili, të cilët u mahnitën nga  bukuria e këtij shtegu.

Ardian Musaj, guidë lokale në Kukës, tha sot për ATSH-në “vetëm gjatë muajit maj Shtegun e Ngjyrave deri tani e kanë vizituar rreth 50 turistë të huaj edhe rreth 40 turistë shqiptarë edhe pse akoma nuk është çelur sezoni”.

Musaj, i cili e ka kthyer edhe shtëpinë e tij në bujtinë në fshatin Çajë të Kukësit shprehet se “turistët e huaj, por edhe ata vendas kanë mbetur të mahnitur nga bukuritë që ofron ky shteg”.

“Vizitorët gjatë ngjitjes për në mal kanë mundësi të vizitojnë dhe monumente të tjera të natyrës, si “Gryka e Vanave”, Ujëvara e Beles, liqeni i Kallabakut, ku shijojnë panoramën e mrekullueshme të këtij liqeni”, shprehet Musaj.

Ai bën të ditur se “më 4 qershor është bërë traditë që të çelim sezonin me një natë kamping në Shtegun e Ngjyrave”.

Musaj shprehet se ka filluar si guidë lokale prej 6 vitesh në këtë shteg, ku ka shoqëruar gjithmonë turistët e huaj. “Ndërsa prej 3 vitesh ky shteg është kthyer edhe në destinacionin e turistëve vendas nga të gjitha grupmoshat”, thekson Musaj.


Shtegu i Ngjyrave kalon nga bjeshkët e Çajës të Kukësit dhe vazhdon deri në Fushën e Korabit. Afër këtij shtegu ndodhet edhe trekëndëshi ndërkufitar Kosovë-Shqipëri-Maqedoni e Veriut.

Parku Korab-Koritnik ka 25 monumente natyrore (kategoria e tretë e zonave të mbrojtura në Shqipëri). Maja e malit të Korabit, më i larti në Shqipëri, ka një bukuri të rrallë. Përveç tij ka edhe kreshta të tjera vargmali, me formacione gëlqerore dhe gipsi, mbuluar me bimë barishtore dhe kullota alpine, me lloje të ndryshme lulesh plot aromë gjatë pranverës dhe verës.

Burimet e ftohta të ujit, liqenet natyrore, majat e maleve mbuluar me borë, ofrojnë mundësi të mëdha për të shijuar çdo detaj të turizmit malor, dimër dhe verë.

Gjurmët e këtij shtegu vijnë që nga lashtësia në kohën e krishtërimit. Mendohet se është një shteg 2400 vjeçar, i quajtur ” Scardus” nga romakët, që në latinisht do thotë plot ngjyra, për shkak të luleve të shumta dhe peizazhit që krijohet në stinë të ndryshme. I pozicionuar në jug të maleve të Sharrit, mendohet që kjo hapësirë të jetë ndër kullotat alpine më të mëdha në Evropë.

4 Komente

  1. M
    Mira

    E cuditshme, park pa asnje peme!!!!

    1. D
      Detari

      jeton nje lloje kafshe ne ato zona, quhen skiptar

    2. K
      Komentator Politik ????????

      Ka 30 vite që Kosovarët i kanë pushimet falas te ne.han te kazani plehrrave dhe flejn në lulishte.Në kosov kanë vila dhe në Kroaci jan turist të rregullt këta tipa.

      1. R
        Rojtari i pyllit nga Fushe Bardha

        E nderuara lexuese me emrin Mira, cdo dru pyjor ka nje lartesi te caktuar mbi nivelin e detit ku rritet ne menyre natyrale. Ne lartesite ku shtrihet parku ne fjale nga vete emri, kullota alpine, zhvillohet bimesi e tille. Kurse per dy komentuesit me poshte nuk ka fjale !!!

        Lini një Përgjigje