Shqipëria si Kroacia! Gazeta franceze “La Parisien” flet për turizmin shqiptar

2 Shtator 2023, 13:00Turizëm TEMA

Shqipëria si Kroacia! Gazeta franceze “La Parisien” flet

Çmimet u ulëta dhe numri i madh i turistëve që vizituan Shqipërinë këtë sezon turistik kanë tërhequr vëmendjen e gazetës franceze “Le Parisien”, që e cilëson vendin tonë një “Eldorado të re turistike për italianët”.

Kostot e ulëta – thotë gazeta – bën që italianët të braktisnin plazhet e jugut të tyre dhe të kalonin masivisht Adriatikun për të pushuar në Shqipëri.

Sipas “Le Parisien”, janë rreth 500 mijë italianë që këtë verë pushuan në plazhet e Durrësit, Vlorës apo Sarandës.

Gazeta ndalet dhe tek vizita e kryeministres italiane Giorgia Meloni si dhe tek postimi i kryeministrit Edi Rama që krahasoi periudhën kur shqiptarët emigronin masivisht drejt gadishullit Apenin me bumin e tanishëm të italianëve që vizitojnë Shqipërinë dhe që shkaktoi mjaft polemika.

Sipas gazetës franceze, Shqipëria po ndjek të njëjtën rrugë si Kroacia për të zhvilluar në masë të madhe turizmin e huaj në bregdet.

Më tej “Le Parisien” citon edhe kryeministrin Rama që tha se Shqipëria është një Itali e vogël, por edhe paralajmërimin e tij se edhe këtu çmimet do të rriten, pasi vendi do të shkojë drejt një turizmi elitar.

2 Komente

  1. ?
    ????????????????????????

    kroacia ka rruget me te bukura ne europe....kurse plazhet kot fare....kurse Shqiperia rruget skandal turp i botes si gabelt..l kurse plazhet mrekulli ///

    1. L
      Labi

      Nuk besoj Shqiperia nuk ka as njeren as tjetren,shqipria ka gangsteret e fshatrave qe bejne te fortin neper plazhe e vrasin njerezit rrugeve ne aksidente.Me te fortet ne Shqiperi jane fshataret e Velipojes,atje nuk ka as ligj as shtet,hyn tjetri me makine mes turmes e i jep gaz ben vendin tym,e kjo e gjitha para policise,me e forta dalin gangsteret e Velipojes me makina si karroca e ora kineze ne dore i bojne karshillik Kosovareve.

      Lini një Përgjigje