Lufta bëhet në Ukrainë, ndërsa pushimet në Shqipëri.
Dëshmi e këtyre ngjarjeve, janë numrat që jep Ministria e Turizmit me fluksin e tursitëve rusë dhe ukrainas që kanë ardhur në 6 muajt e parë të vitit.
Konkretisht, Shqipëria është prenotuar dhe vizituar deri në 30 qershor nga 23 640 ukrainas dhe 8150 rusë.
Krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar, numri i ukrainasve, është rritur me 103%, ndërsa numri i turistëve me origjinë nga Rusia ka pësuar një ulje të lehtë.
Të dhënat për Shqipërinë, sugjerojnë se lufta e armatosur në territorin ukrainas nuk i ka penguar banorët e dy shteteve të udhëtojnë për qëllimet turistike, nëse marrin në konsideratë edhe qarkullimin në shtetet e tjerë.
Rrugët e hapura në perëndim të ukrainës dhe politika liberale e perëndimit me turistët rusë, duket se kanë rezultuar efikase në flukset dalëse turistike, ndërsa e kundërta ka ndodhur në dy shtetet lindore, ku vizitorët janë reduktuar ndjeshëm.
Paska ardhur goxha kontigjent nga Rusia. Te jene te gjithe vizitore valle??? Jane 8000 te deklaruar qe kane hyre ne Shqiperi dhe dihet fare qarte qe midis tyre ka edhe elemente te inflirtuar sidomos ne kete situate. Shpresoj qe organet pergjegjese te kene qene ne krye te detyres.