”Vogue”: Shqipëria në krye të preferencave turistike të Dua Lipas

28 Gusht 2023, 09:27Turizëm TEMA

”Vogue”: Shqipëria në krye të preferencave turistike

Dua Lipa edhe njëherë tjetër e ka ngritur lart emrin e Shqipërisë, kësaj radhe në një nga revistat më prestigjioze të botës së modës: Vogue.

Superstari i skenave botërore në rrëfimin e saj për prestigjiozen franceze, shoqëruar me një set fotografik të guximshëm dhe pazakontë, ndër të tjera, nuk ka ngurruar të flasë edhe për udhëtimet e saj nëpër botë.

Kështu në renditjen e vendeve më të bukura për t’u vizituar në botë, Dua në krye të listës ka vendosur Shqipërinë. Dua e dashuron një pushim në shtëpinë e saj, shkruan Vogue, ku nuk lë pa përmendur origjinën e këngëtares.

“Shqipëria, një destinacion në pritje të eksplorimit, është rrezatuese me plazhet e saj fantastike, terrenet shkëmbore dhe fshatrat tradicionale, shumica e të cilave mbeten ende të paprekura nga turizmi masiv”, shkruan revista.

Edhe pse Dua ka eksploruar vende të shumta nëpër botë, për të Shqipëria sërish lë pas edhe vende si Tokio, plazhet Xhamajkane apo ishujt e Peloponezit. Të dytën në listën e vendeve për tu vizituar, Dua ka zgjedhur pikërisht këto të fundit, që sipas saj ofron një kombinim të mrekullueshëm shpesh të injoruar në vendin fqinj.

Dua thekson se i pëlqen të vizitojë vendet që nuk janë shumë të frekuentuara, aty ku natyra ka mbetur ende a paprekur nga dora e njeriut apo ato që ofrojnë kulturë të larmishme. Në Shqipëri, këngëtarja ka shpenzuar pjesën më të madhe të pushimeve të saj, ndërsa nuk kanë munguar edhe kërcimet e valleve me familjen e saj, që tashmë po kthehet në një traditë të përvitshme.

Instagrami i saj me 90 milionë ndjekës padyshim është një nga promovuesit më të mëdhenj të rivierës shqiptare në vitet e fundit.

5 Komente

  1. T
    Tropoja

    Fale Duas jo por falë parave te talebanëve popullit shqiptare qe ka paguar Duan,nepermjet sekserit velia dhe guru edvin rama.

    1. K
      Kosovarja

      Vjen pa para o shpellar . Asnje cent si ja mare Shqiperise e Kosoves o cecen i natyralizuar

      1. b
        ben

        Kosovare-mos u merr me shpellaret e Salih Berishes, qe cdo gje te bukur qe kemi e bejne te zeze sic kane edhe shpirtrat e tyre. Doktorr mortja eshte terbuar qe ne keto vitet e fundit, Shqiperia eshte bere lajm ne cdo medie te huaj dhe se shqiptaret cdo dite e me shume po e abandonojne kerricin e Vucidolit.

    2. M
      Maloku

      Dua është një ëngjëll Shqiptarë.

      1. D
        Dior

        Dua Ylli i popullit shqipëtar ❤️????????

        Lini një Përgjigje