Shqipëria vijon të mbetet kryefjalë e këtij sezoni turistik në Itali. Agjencitë turistike italiane konfirmojnë se kërkesat për të vizituar plazhet shqiptare vijojnë edhe pse është fundi i gushtit. Në një prej agjencive turistike të Barit thonë se tashmë Shqipëria po i bën konkurrencë edhe Pulias.
“Është që tani konkurrente e Pulias. Vetëm në 6 muajt e këtij viti kanë qenë mbi 300 mijë italianë që kanë shkuar me pushime në Shqipëri. Për periudhën e verës jemi duke pritur të dhënat, por ato do të jenë me siguri mjaft të larta. Kanë qenë miliona turistë nga gjithë Europa që kanë zgjedhur Shqipërinë sepse është lehtësisht e arritshme nga Italia. Ka fluturime të përditshme dhe ka tragete që nisen çdo ditë dhe mund të marrësh edhe makinën me vete.”
Pushimet e më të lira janë ato që shtynë shumë italianë të braktisin plazhet e tyre këtë sezon.
“Para së gjithash Shqipëria është çështje kostosh. Shqipëria premton për të bërë pushime 1-javore me më pak shpenzime, 300-400 euro për person që përfshijnë udhëtimin dhe akomodimin bashkë me mëngjesin. Kështu vendi i parë që sheh një turist është çmimi.“
Por agjencitë turistike italiane thonë se pavarësisht çmimeve, shërbimi nuk mungon.
“Vlen të thuhet se Shqipëria ka vite që po investon në sektorin turistik. Të gjithë strukturat mikpritëse kanë përmirësuar kushtet dhe shërbimet për turistët. Kështu ajo nuk ofron vetëm panoramë të nivelit të lartë, por edhe kosto të ulëta falë një niveli taksash mjaft të ulët të vendosur nga qeveria. Për më tepër ofron ushqim të mirë dhe jo vetëm vende me det, por edhe histori.”
Agjencitë turistike italiane konfirmojnë se që tani ka filluar interesi për verën e ardhshme për plazhet shqiptare.
Italianet kane marre kot: cmime skandaloze, ushqime pa vlera shendetesore, mashtrime me kushtet neper plazhe dhe mbi te gjitha plazhe pa rere. I pashe me syte e mi.
Kela .....cmimet jane te larta per shqiptaret por sidoqofte me te uleta se ne Itali. Ushqimet jane akoma shume te shijshme per fat, dhe deti eshte i bukur. Flas per ata qe njohin detin ne kohe te mire dhe ne kohe te keqe. Sherbimi nuk eshte akoma perfekt dhe ne disa raste le per te desheruar. Kjo eshte panorama e nje turizmi jo te kualifikuar shqiptar qe kete vit nuk ishte gati per kete fluks te madh turistesh. Problemi kryesor dhe i turpshem jane plerat dhe mbetjet ne ambient dhe pergjegjsia bie e gjitha mbi pushtetin drejtues dhe lokal.....te jemi realist.
E para,ne si qytetarë hedhim mbeturinat ku të na teket.Jemi shumë arrogantë ne timon,nuk kemi respekt per rregullat,dhe kjo krijon nje parehati te tmerrshme te të huajt...ta garantoj.Pushteti po, DUHET të mendojë urgjentisht per TRANSPORTIN PUBLIK,qytetas dhe sidomos ndërqytetas si dhe sistemimin e muzeve ,disa prej të cilëve pikërisht ne pikun e sezonit këtë verë ishin mbyllur !!