Vetëm disa muaj më parë filluan të qarkullonin zëra rreth problemeve shëndetësore të Gabriel Omar Batistutës, një prej legjendave të futbollit argjentinas, por ishte vetë i ashtuquajturi “Batigol” i cili i hodhi poshtë këto zëra.
Por tani, nëpërmjet faqeve të “France Football”, ai ka vendosur të tregojë të vërtetën e tij rreth problemeve që i solli një karrierë e suksesshme me skuadra si Fiorentina, Roma e Inter.
“Ishte një moment në të cilin ndjehesha shumë keq. Thuajse nuk arrij atë ecja më. Tani jam më mirë, por nuk mund të luaj më futboll pasi nuk mund të vrapoj më”, ka qenë rrëfimi i dhimbshëm i Batistutës.
Argjentinasi nuk ka treguar arsyen e vërtetë të këtyre problemeve fizike. “Shumë gjilpëra kundër dhimbjes? Po, por jo edhe aq shumë. Por luaja gjithmonë. Në një sezon me 70 ndeshje unë luaja 65 dhe jepja gjithmonë maksimumin. Kisha të vështirë të pranoja se kisha probleme fizike dhe të qëndroja pushim. Nëse do të kthehesha mbrapa në kohë, do të kisha qenë më i kujdesshëm, por jo edhe aq shumë. Pse? Sepse më pëlqente të shënoja dhe të dëgjoja publikun”.
Batistuta ka mbyllur karrierën e tij si futbollist në vitin 2005, pasi mbylli kontratën që e lidhte me klubin Al Arabi të Katarit. Tani ai është emëruar drejtor sportiv te skuadra e Kolon në Argjentinë.
nje nga arsyet pse kam pare futboll ishte bati gol
Ja dhe nje kolazh i mrekullueshem golash nga Bati-Gol
http://www.youtube.com/watch?v=MdjOo4rj66c
gjynah…nje nga sulmuesit me te mire dhe ishte nje kenaqesi ta shikoje ne fushe..