Del Piero, sportisti më i dashur nga italianët

4 Shtator 2012, 13:57Sport TEMA

Del Piero është sportisti më i dashur nga italianët. Ky është përfundimi I një sondazhi të Sport Markt. Del Piero është shpallur si sportisti më i dashur, gati plebishtarisht. Kjo, duke qenë se ka marrë dy herë më shumë vota se vendi I dytë, në të cilin ndodhet Valentino Rosi.

Del Piero ka marrë 17% të votuesve, të cilët janë nga 16 deri në 69 vjec, ose plot 7.4 milionë vota. Valentino Rosi ndërkohë, është renditur në vendin e dytë me vetëm 7% të votave.

Ish-kapiteni legjendar bardhezi, edhe pse aktualisht është pa ekip, është shpallur më i dashur edhe se legjenda të tilla si Mikael Shumaker apo Dejvid Bekam. Popullariteti dhe dashuria për të shtrihet nga veriu në jug, duke mos përfshirë kështu vetëm tifozët e Juventusit.

Në vendin e tretë të kësaj ankete është renditur notarja Manuela Pelegrini ndërsa më pas vjen Francesko toti me vetëm 6% të votave.

4 komente në “Del Piero, sportisti më i dashur nga italianët”

  1. BREGU I DASHIT says:

    PO ,JAM DAKORD ME SONDAZHIN .DEL PIERO ESHTE SIMBOL I QENDRESES DHE I SJELLJES ,I STABILITETIT DHE I BESNIKERISE . NE SE BEHET FJALE PER FUSHEN E FUTBOLLIT NE VEND TE DYTE UNE DO TE VIJE NE ITALI LOJTARIN ME INTELIGJENT QE ESHTE SHFAQUR NDONJEHERE NE ITALI ,ROBERTO BAGGION .

  2. Leo says:

    Per ke na qenka i dashur ky analfabeti i Truffentusit!? Per tifozet e Judroges mbase po, por italianet nuk jane te gjithe truffentine!

  3. albert says:

    ky po qe mbetet legjenda e juves dhe ky duhet te jete shembulli per te gjith futbollistet e rinje

  4. BREGU I DASHIT says:

    JUVENTUSI ESHTE EKIPI ME I MIRE NE BOTE PER TE GJITHA KOHERAT PERSA I PERKET FURNIZIMIT TE KOMBETARES AZZURRE ME LOJTARE . ITALIA ESHTE SHPALLUR KAMPIONE BOTE 4 HER E NE JETEN E SAJ DHE TE KATERTA HERET BOSHTI KA QENE JUVENTUSI QE KA PATUR NE CDO EKIP KAMPION 5-6 LOJTARE BAZE TE FORMACIONIT .NE 1934 JUVENTUSI KAMPION I ITALISE :ITALIA KAMPIONE BOTE ,6 JUVENTINE NE 11-she: ne 1938 JUVENTUSI NE VEND TE DYTE NE KAMPIONAT ,,KIDHTE 5 LOJTARE NE FORMACIONIN BAZE TE 11-es : 1982 juventusi FITUES I SERISE -A ,ITALIA KAMPIONE BOTE JUVENTUSI KISHTE 7 LOJTARE NE FORMACIONIN QE NISI LOJEN : 2006 JUVENTUSI FITUES I SEISE -A ITALIA KAMPIONE BOTE ,KISHTE 5 LOJTARE NE FORMACIONIN QE NISI LOJEN ,PRA JUVENTUSI I KA DHENE ITALISE PER 4 HER 23 LOJTARE NGA 44 TE GJTHE . ME GJENI ME STRATISTIKA NJE KLUD TJETER SI JUVENTUSI QE KA FURNIZUAR KOMBETAREN E VET . VETEM BARCELONA MUND T’A KALOJE POR DUHET TE PAKTEN DHE 20 VJET TE TJERA !!!! DONI ME ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje